Alfred Deshati: Spitalet të kenë
kontrata me shoqëritë ricikluese

Alfred Deshati: Spitalet të kenë<br />kontrata me shoqëritë ricikluese
TIRANE - Ministria e Mjedisit ka gjobitur 20 spitale me vlerën e 20 milionë lekëve, për mbetjet spitalore. Ministria ka kërkuar nga spitalet shtetërore dhe ato private që të lidhin kontrata me shoqëritë ricikluese në mënyrë që mbetjet e tyre të shkojnë për përpunim në landfillet përkatëse.

“Ka pretendime nga më të ndryshmet, sepse edhe spitale të ndryshme, sidomos ato shtetërore justifikohen me moslidhjen e kontratës me këto subjekte të cilat merren me trajtimin dhe riciklimin sepse fondet nuk janë dhënë nga Ministria përkatëse për trajtimin e këtyre mbetjeve", thotë Alfred Deshati, Drejtor i Kontrollit të Mjedisit.

Ndërsa shumë spitale nuk kanë kontratë me shoqëritë ricikluese për përpunimin e mbetjeve spitalore, jashtë vëmendjes kanë mbetur edhe klinikat dentare, që nuk kanë kontrata me këto kompani.

"Shumë klinika dentare, të cilat janë gjenerues të mbetjeve të ndryshme nuk kanë lidhur kontrata me subjektet që trajtojnë mbetjet. Pjesa më e madhe e tyre këto mbetje i hedhin në kazanin e mbeturinave", shprehet Deshati.

Në një muaj nga një spital privat grumbullohen 7 deri 8 ton mbetje. Shumica e mbetjeve spitalore hidhen në koshat e mbetjeve. Kjo gjë shkakton shumë probleme shëndetësore për qytetarët. Problemet mjedisore dhe riciklimi i mbetjeve në vendin tonë vazhdon të jetë një problem madhor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz