Alfred e Violeta Trebicka luajnë
“Lojë Martese” në Teatrin Kombëta

Alfred e Violeta Trebicka luajnë<br />“Lojë Martese” në Teatrin Kombëta
Aktori i njohur Alfred Trebicka së bashku me të shoqen, Violeta Banushi Trebicka, do të interpretojnë dy personazhe Xhekun dhe Xhillianin në dramën “Lojë Martese” të Edward Albee.

Vepra do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Dasara Xhagollit në datat 11, 12, dhe 13 Prill ora 19:00, për t’u ngjitur sërish në skenë në datat 18, 19 dhe 20 prill 2014.

Sipas skenarit të kësaj drame, 30 vjet martese do të luhen në 70 minuta jete skenike! Drama nis me një nga surprizat shokuese që mund të ofrojë jeta.

Çifti Xhek dhe Xhillian kanë 30 vjet të martuar dhe papritur Xheku vendos t’i japë fund lidhjes.

Alfred dhe Violeta Trebicka shprehen me humor se “kjo s’do të ndodh në jetën e tyre reale”. “Lojë martese” është një vepër ekzistencialiste, e shkruar nga  Edward Albee, fitues i disa çmimeve “Pulitzer”. Vepra, për të cilën po flasin me titull origjinal “Marriage Play” është shkruar në 1986-‘87.

Në Shqipëri kjo shfaqje është ngjitur në skenë në 2011-n dhe pati sukses që në ngjitjet e para. Artistikisht dy partnerët në jetë, Alfred dhe Violeta Trebicka “kanë përvetësuar” jetën e personazheve që luajnë në skenë.

Për aktoren Violeta Trebicka, pedagoge ne Universitetin e Arteve, drama është një nga ato vepra që të bën të reflektosh...  T’i thuash lamtumirë bashkëjetesës për 30 vjet mund të kthehet në një përleshje ku askush nuk fiton. Sepse secili i vë një çmim të lartë çdo lumturie dhe vuajtje të shkuar, dhe secili e shikon tjetrin si hajdut të jetës së vet, ky është ndikimi i dramës. 

Çifti Trebicka ka ndërtuar ndërkohë me shumë durim për shfaqjen skenike një bashkëjetesë shumë të koklavitur mes një çifti.

Ata prezantojnë dy personazhe interesante, burrë dhe grua, që kanë 30 vjet martuar dhe bukuria e dramës është se aksioni në skenë nis me një ngjarje.

Xhek hyn në shtëpi dhe informon gruan e tij se pas tridhjetë vjetësh martesë me të, ai vendosë ta lërë. Xhillian, nuk reagon ashtu siç ai priste dhe kështu ai rihyn edhe tri herë të tjera.

Përgjigjet e Xhillianit e bëjnë atë nervoz. Më në fund ai përfundon i ulur në karrige, pasi ka përshfaqur frustacionin dhe pasigurinë.

Ai zbulon se Xhillian mban shënime kritike në librin e saj për sa i përket marrëdhënies së tyre, qoftë edhe seksuale dhe kjo e paralizon më tej.

Xhillian dhe Xhek zhvillojnë një ritual bisedash për të shprehur sensin e jetës së tyre-dëshpërimin.

Në mes të veprës çifti madje fillon dyluftim fizik, shpulla, grushte, mbërthime dhe pas gjithë kësaj të dy bien në dysheme.

Të dërrmuar nga “beteja”, ata fillojnë të bisedojnë rreth kujtimeve, dhe kohëve që kanë kaluar bashkë në jetën e tyre.

Sidoqoftë Xhillian përfundimisht vendos t’i kthehet jetës së saj të lirë, duke i kujtuar dhe duke i thënë Xhekut, se ai është më pak i vlefshëm se një lëvizje dore, dhe se ajo mund ta gjejë shumë shpejt partnerin e saj.

Pas këtij katarsisi, Xhillian dhe Xhek instinktivisht vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën çati.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës 'Shqiptarja.com'
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë