Alfred Kaçinari: Fati i njeriut,
përcaktohet nga vendi ku lind

Alfred Kaçinari: Fati i njeriut,<br />përcaktohet nga vendi ku lind
TIRANE- Rreptësia dhe profesionalizmi e kanë bërë të jetë një ndër emrat më të spikatur të muzikës së lehtë shqiptare. Vetëm pak ditë, pas kurorëzimit të edicionit të 52-të të Festivalit të RTSH-së, kompozitori dhe orkestruesi Alfred Kaçinari vjen në një rrëfim ndryshe për “Shqiptarja.com”. Më poshtë gjatë intervistës, ai na tregon eksperiencën në spektaklin “Dancig With the Stars”, tashmë si pjesë e panelit të jurisë, punën e palodhshme në Festivalin e dhjetorit si dhe marrdhëniet e tij me dy artistët e rinj të familjes Kaçinari, Anën dhe Gjergjin!
 
Spektakli “Dancing With the Stars” po numëron ditët përballë finales së madhe. Cilat janë impresionet tuaja duke ditur që jeni pjesë e panelit të jurisë?
“Dancing With the Stars”, është një spektakël ku në pamje të parë ka kërcimin, por në këndvështrimin tim ka në fokus marrdhënien e konkurrentëve me vetveten. Në këtë spektakël janë përgjithësisht njerëz të spikatur në fusha të tyre, ku pjesën më të madhe artistë dhe sportistë, njerëz që kanë impakt të konsiderueshëm me publikun dhe vihen në një situatë tjetër në këtë spektakël. Gjithë ky kompleksitet marrdhëniesh përbën dhe thelbin e këtij spektakli, i cili më ka sjell në panelin e jurisë. Impresionet e mija për këtë spektakël janë të bukura, një marrdhënie që vë përball këto personazhe në fushën e kërcimit.
 
Pos Dancing, një pjesë të fundvitit e zuri dhe festivali i Këngës në RTSH...?
Festivali i Dhjetorit, është një obligim i çdo viti i cili na zë mua dhe gjithë kolegëve të mi periudhën e vjeshtës deri në fund të dhjetorit. Të bërit live në këto edicione të çon në një volum pune tejet asaj që mund të konsiderohet normale, megjithatë Festivali i RTSH-së tashmë është futur përsëri në traditën e të sfiduarit “live” në skenë, duke votuar për më të mirin në Eurovizion.
 
Prof. Kaçinari karriera juaj artistike ka marrë një tjetër formë dhe dimension në këto momente. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Fillimet e mija si profesionist kanë nisur me Akademinë e Arteve, sot (Universiteti i Arteve) në degën e kompozicionit; lidhet me bashkëpunimet që kam pas shumë herët me Radio Televizionin Shqiptarë, madje me “Mjeshtrin e Madh” Ferdinad Dedën i cili në memorien time ngelet si një talent që nuk i kthehet më tokës shqiptare, përveçëse i kultivuar edhe natyral. Orkestrimet kanë qenë gjithmonë fusha ime e preferuar ku unë vazhdoj edhe sot, ndërkaq që prej vitit ’93 punoj pranë RTSH-së. Nga ana tjetër, me mbështetjen e talenteve të muzikës si; Çesk Zadesë, Avni Mulës dhe shumë emrave të njohur më kanë vlerësuar dhe nxitur që unë mos ti ndahem muzikës.
 
Karriera juaj artistike është shoqëruar edhe me mjaftë çmime. Keni ndonjë moment që ju e ruani në memorien tuaj?
Kam marrë shumë çmime dhe padiskutim që janë ngjarje të rëndësishme për një artist e për më tepër kur vlerësimi shoqërohet në grup bashkë me këngëtarin dhe poetin. Më i rëndësishmi! Tani më kujtohet çmimi i parë në festivalin e RTSH-së, një bashkëpunim mes Ardit Gjebresë dhe Rovena Dilos me këngën “Amadeus”. Një këngë që ka brenda edhe skematikën e dimensionit të madh që kërkon një këngë e tillë, por edhe një aranxhim më specifik se paku në atë periudhë u vlerësua për një tendencë. Çmimet janë ngjarje të vogëla, e rëndësishme është ajo çka ti prodhon.
 
Pasioni për muzikën duket se është shtrirë dhe më gjerë. Gjergji, djali juaj tashmë ka krijuar rrethin e tij në muzikë...?
Gjergji është në vitin e e parë të Universistetit të Arteve, ku studion për kompozicion. Ndryshe nga unë, ku kam studiuar muzikë si amator në shkollën e mesme, Gjergji ka studiuar muzikë që në klasën e parë fillore, ku 12 vjet në Liceun Artistik ka pasur primar pianon. Ka të dhëna më se të mjaftueshme për tu marrë me muzikë, shpresoj që të ketë vullnetin të eci përpara edhe pse deri më tani jam shumë i kënaqur me ecurinë e tij. Deri më tani jemi në një marrdhënie të mirëkuptuar me njëri-tjetrin dhe shpresoj të vazhdojë në këtë ritëm!
 
Si qëndron raporti mes jush në muzikë! Jeni i rreptë kur e këshilloni?
Sigurisht, kemi një raport të mirë! E rëndësishme është që unë e këshilloj vazhdimisht përsa i përket fushës së muzikës. Nuk kemi hasur probleme në këtë drejtim dhe prej gati tri vitesh bashkëpunojmë bashkë. Prandaj them, muzika është art dhe shkencë!
 
Një familja e gjitha e përfshirë në muzikë. Keni ndikuar në zgjedhjet e tyre?
Prindërit mundohen t’iu atribuojnë fëmijëve drejtimet e tyre edhe pse ka të bëjë shumë me fatin. Ajo çka trashëgojnë gjenetikisht është përcaktuese tek njeriu, madje Frojdi thotë; “Një ndër ato gjëra që përcaktohet fati i njeriut, është vendi ku lind”. Një frazë që unë e them vazhdimisht. Faktorët e jashtëm janë të rëndësishëm, por Ana dhe Gjergji kanë qenë të qartë që në fillimet e tyre se çfarë kanë dashur të bëjnë në jetën e tyre pa ndikimin tonë.
 
Përveç muzikës keni ndonjë pasion?
Kjo puna e muzikës është e komplikuar si profesionet e tjera që kanë lidhje me artin. Por, mundohem që atë pak kohë që kam t’ia kushtoj familjes, ndoshta të martave dhe mërkurave ndonjë ndeshje (Qesh). Një pasion imi janë macet, në shtëpi mbajmë dy mace dhe si familje iu përkushtohemi.
 
 
  Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje