Alfred Mirashi në “La leggerezza
della scultura” në ekspozitën e Cerrinas 

Alfred Mirashi në “La leggerezza<br />della scultura” në ekspozitën e Cerrinas 
Tashmë në edicionin e saj të tetë, ekspozita “La leggerezza della scultura” në Itali ka marrë një karakter ndërkombëtar ndërsa ka bashkuar kësaj herë 13 artistë nga vende të ndryshme të botës mes të cilëve ndodhet edhe artisti shqiptar Alfred Milot Mirashi. Ekspozita hapi dyert dy ditë më parë në Parkun e Arteve në Cerrina, në rajonin e Piemontes, që tashmë është shndërruar në shtëpine e këtij evenimenti të përvitshëm ku natyra dhe krijimtaria artistika takohen e dialogojnë duke krijuar një atmosferë magjike që gjeneron një ndryshim të vazhdueshëm të skenografisë përreth veprave të artit që shfaqen aty.

Kuratori i këtij edicioni, Anselmo Villata, i cili ka përzgjedhur 13 artistët ndërkombëtar ka dashur që kjo ekspozitë kolektive dedikuar skulpturës të krijojë një grup heterogjen për gjuhën shprehëse të artit visual dhe të japin ndërkohë një vision artistic të aktualitetit të skulpturës. Duke qënë se autorët vijnë nga vende të ndryshme në këtë mënyrë gjenerojnë një mundësi më shumë për dialog dhe konfrontim mes eksperiencave të tyre. 

Dhe mes artistëve nga Italia, SHBA-të, Belgjika, Spanja apo Austria në këtë ekspozitë shfaqet edhe puna e artistit shqiptar Alfred Milot Mirashi, i njohur ndryshe dhe si artisti i çelësave. Kritikët e kanë vlerësuar për ngrohtësinë dhe karakterin përfshirës që shfaqin pikturat e tij. Delli i tij kreativ ushqehet nga ndjenja që e lidh jo vetëm me njerëzit por edhe territorit që i përket, Shqipërisë. Mirashi ka lindur në Milot në 1969 dhe emigroi bashkë më mijëra shqiptarë të tjerë drejt Italisë në vitin 1991 me ëndrrën për një jetë më të mirë. 8 vite më pas u diplomua për pikturë pranë Akademisë së Arteve në Milano në 1999. Që prej atëherë jeton e punon në Firenze. Por fama e tij kapërcen kufijtë e Italisë dhe Shqipërisë. Mirashi ishte shqiptari që i dhuroi Shqipërisë medaljen e artë në Londër, pasi atletët tanë nuk arrijnë të fitojnë asnjë të tillë në Lojërat Olimpike. Në mënyrë ideale veprat e tij përfaqësojnë një ndërthurje të vendeve ku ka jetuar duke përcjellë një mori ngjyrash intensive.

“Sepse unë jetoj mes ngjyrash të gjalla mesdhetare”-pretendon artisti duke iu referuar kulturës artistike mesdhetare dhe lindore që ka në mendjen e tij që prej krijimit të tij artistik. Mirashi ka zgjedhur çelësin, një objekt universalisht të njohur, që për të shndërrohet në një metaforë të lirisë dhe hapjes së kulturave të reja por edhe anasjelltas, mbyllja e disa prej tyre. Çelësi, objekt i kuriozitetit që fsheh një bukuri të veçantë dhe krijimi i tij stilistik që interpretohet si zgjidhje simbolike për integrimin social, kulturor, fetar dhe racial që Europa po përjeton në këtë shekull dhe që vetë artisti i emigruar 20 vjet më parë në anijet e shpresës në brigjet e Adriatikut, ndjehet protagonist. 


Ekspozita, një përzierje e kulturave individuale të artistëve 

Ashtu si dhe herët e tjera, nuk ka patur sygjerime për temën e realizimit të veprave të kësaj ekspozite. Kështu format, materialet, imazhet dhe volume derivojnë nga kulturat individuale dhe ndjeshmëria e çdo artisti, krijimtaria personale dhe nuk janë aspak të kushtëzuar nga asnjë element i jashtëm. Ndaj çdo artist, sipas gjuhës së tij dhe krijimtarisë, propozon një vepër ose një instalim me material të ndryshme si bronxi, hekuri, terrakota apo edhe materiale më të reja. Edhe ikonografia është e shumëllojshme që nga figurativja, gjeometrikja deri tek ajo informale dhe konceptuale.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024