Kur je larg vendit tënd, një libër i mirë, është dhurata me e çmuar që mund te të dërgojnë. Është si shija e bukës, si era e mimozave ne fund te Janarit, paralajmëruese te pranverës tiranase. Është një oshtimë dallgësh reflektuar në kaltërsinë e pafundme të detit për të cilin të ka marre malli sa nuk rrëfehet me gojë, është një dritë e një shprese qe ngrihet mbi te gjitha çmenduritë e krizat e përditshme ogurzeza, që fluturojnë aq lehtësisht përtej oqeaneve neper faqet e gazetave.
Është gjithashtu, një DRITE E një SHPRESE se arti i vërtetë, nuk vdes kurrë. Këtë ndjenje pata kur fillova te lexoj “Çmimin e një Aventure” kronike e dhimbshme shqiptare e njeriut fisnik, i patjetërsueshëm shkruar me elegance nga një mjeshtër i vërtetë i penës. Është sfida e njeriut te mire ndaj makiavelizmit me një arme shume te thjeshte, humanizmin e dashurinë njerëzore, me qëndresën për te mos u shfytyruar. I njeriut besnik ndaj vetvetes dhe relikeve te vyera shpirtërore që janë pasuria me e madhe e jete se tij.
/Shqiptarja.com