Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ali Musliu është emëruar prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së qeverisë, me propozim të Ministrit të Brendshëm dhe ka hyrë në fuqi menjëherë e do të botohet në “Fletoren zyrtare”. Musliu zëvendëson në këtë pozicion Majlinda Perriun, e cila është edhe pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Emërimi i Musliut vjen në një kohë kur qeveria ka forcuar rolin e prefektit, sa i takon koordinimit të trupës së emergjencave civile.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)