Ali Podrimja përcillet për në
banesën e fundit me muzikë e poezi

Ali Podrimja përcillet për në <br />banesën e fundit me muzikë e poezi
Familjarë, kolegë, dashamirës dhe miq i dhanë sot lamtumirën e fundit poetit famëmadh të shqiptarisë, Ali Prodrimja, i cili ndërroi jetë fundjavën e shkuar në Lode të Francës.

Ora 14:00/ Trupi i Podrimjes u përcoll për në banesën e fundit ndërsa mijëra personalitete dhe qytetarë, u përulën me nderim përmbi trupin e pajetë të poetit, i cili i ka dhënë zë gjuhës shqipe në dhjetra gjuhë botërore.

‘Bota Sot’ raporton se kompozitori Rauf Dhomi, ka rrëfyer se poeti i ndjerë Podrimja kishte shprehur dëshirën që varrimi i tij të shoqërohej me muzikë. “Ka kohë që thoshte se po vdes, por ka qenë një lajtmotiv që ne si kemi besuar. Më pati thënë ‘kur të vdes unë, më përcillni me tinguj të orkestrës”.
Përgjatë dy orëve të homazheve, dy poetë të Kosovës lexuan poezi nga vepra më e njohur e Podrimjes “Lum Lumi” teksa ceremonia kulmoi me interpretimin e këngës “Lamtumirë” nga Kori i Burrave të Gjakovës, vendlindjes së tij.

Trupi i pajetë i Ali Podrimjes u gjet më 21 korrik në një pyll afër qytetit Lodeve të Francës, prej nga kishte humbur kontaktet tre ditë më parë. Një tjetër raport në detaje për vdekjen e poetit do të jetë gati pas 15 ditësh.

Podrimja kishte udhëtuar për në Francë të hënën e 16 korrikut, për të marrë pjesë në edicionin e 15-të të festivalit të poezisë “Zërat e Mesdheut”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat