TIRANE- Pasi kanë diskutuar për impaktin që kanë pasur ndryshimet e para të vitit 1990, që shumëkush i quante ndyshime kozmetike, e disa të tjerë lëshime të pakontrolluara në gjurmët e “armiqve” të dikurshëm si Mehmet Shehu, Todi Lubonja, Paçrami, etj…, në mbledhjen e sekretarëve të Komitetit Qendror me 10 tetor 1990, krerët e regjimit kanë folur për zgjidhjet emergjente.

Si mund ti bëhej ballë rrënimit ekonimik? Ku ishte gabuar sidomos me fshatarët dhe zejtarët? Si duhej punuar për të forcuar vijën e partisë dhe cilat ishte rrethet ku duhej operuar më me urgjencë? Procesverbali i kësaj mbledhjeje zbulon shumë prej shqetësimeve reale të udhëheqësve të regjimit në fund të vitit 1990, mbi trazirat dhe ngjarje te ambasadave, lëvizjet e muajve të parë të 1990, gjendjen e mjeruaer të ekonomisë, shifrat ekzakte të prodhimit në vend dhe mendimet e tyre për një plan urgjent masash…
Pas pjesës së parë të dokumentit, botuar dje, sot sjellim në vijim pjesën e dytë të procesverbalit të kësaj mbledhjeje, i cili zbardhet i plotë sipas origjinalit.