Alibeaj diskutime me PS për presidentin pa u dakordësuar me grupin, Salianji: S’kuptoj logjikën, ulemi me Ramën, por jo me njëri-tjetrin

Alibeaj diskutime me PS për presidentin pa u dakordësuar me grupin, Salianji: S’kuptoj logjikën, ulemi me Ramën, por jo me njëri-tjetrin

Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji

TIRANË- Partia Socialiste ka rënë dakord me opozitën sot që mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të mbahet më 10 maj, ku do të vendoset edhe data për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u ul sot në tryezën e bisedimeve pa u dakordësuar me Grupin Parlamentar. Me anë të mesazhi që u ka dërguar deputetëve, Alibeaj u bëri një përmbledhje të gjithë asaj që ndodhi në këtë mbledhje, teksa tha se mbledhja e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit do të bëhet në ditët në vijim, por ende nuk ka një datë.

“Sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Republikës. Me kërkesën e përfaqësueseve të PD në Konferencë, mbledhja u zhvillua në prezencë të medias, në funksion të transparencës së plotë për publikun. Për ti dhënë kohë një diskutimi të plotë dhe shterues mbi këtë çështje grupit parlamentar dhe për të diskutuar dhe marrë vendimet bashkarisht, kerkuam dhe u pranua që procedura zë shtyhet për në datën 16 maj. Gjatë ditëve në vijim, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit për të diskutuar dhe marrë vendimin mbi ecurinë e këtij procesi dhe rolin e PD në zgjedhjen e Presidentit. Ju përshëndes”, u ka shkruar Alibeaj deputetëve.

Ky veprim i Alibeajt ka sjellë pakënaqësi, ku reagimi i parë ka ardhur nga Ervin Salianji i cili shkruan se po bëhet një diskutim a duhet që PD të ulet në tryezën e bisedimeve me PS-në, në një kohë kur deputetët demokratë ende nuk ulen me njëri tjetrin. Salianji shkruan se e gjithë vëmendja është zhvendosur në zgjedhjen e presidentin të ri, por sipas tij tashmë Rama e ka futur emrin në zarf, madje deklaron me zë të hapur se ka edhe votat për ta zgjedhur. Demokrati Salianji shkruan se prioritet duhet Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, pasi PD po pengon ngritjen e tyre mos u dërguar emrat në parlament.

“Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!  Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”. A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?”, shkruan Salianji.

Më 10 shkurt Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit për Reformën Territoriale dhe atij për Reformën Zgjedhore. Të dy komisionet do të jenë bipartizan, me nga 16 anëtarë dhe do të bashkë kryesohen nga një përfaqësues të PD dhe PS. PD ende nuk ka përcaktuar asnjë emër. PS ka vendosur si bashkëkryetar bashkëkryetar të Komisionit të Reformës Territoriale, Benet Becin, ndërsa në Komisionin e Reformës Zgjedhore do të jetë bashkëkryetar Damian Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:37
Alibeaj mbledh nesër grupin parlamentar, në fokus negociatat për presidentin e ri

Enkelejd Alibeaj do të mbledhë nesër grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00 dhe në fokus mësohet të jenë negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Mbledhja e grupit parlamentar vjen fill pas bisedimeve që pati sot opozita me maxhorancën, ku vendosën që mbledhja e konferencës së Kryetarëve të shtyhet me datë maj, për të përcaktuar datën për raundin e parë të votimeve për presidentin e ri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit