Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ndaj tij ka vetëm një zgjidhje, të largohet i braktisur duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti nëse i ka mbetur

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Ndaj tij ka vetëm një zgjidhje, të largohet i braktisur duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti nëse i ka mbetur

Enkelejd Alibeaj

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj tregon një zgjidhje që do të sjellë alternativë të re për shqiptarët. Ai thotë se Sali Berisha duhet të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur.

Ky reagim erdhi pasi Sali Berisha tha se nuk pranon të ulet në një tryezë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn me argumentin se janë të shitur te Edi Rama. Në një postim në Facebook, Enkelejd Alibeaj i referohet Berishës si ‘humbësi i zgjedhjeve të 14 majit’ që përdor justifikime bajate dhe është zhytur në mjerim.

Sipas Alibeajt, Berisha vijon shpifjet por demokratët duhet të lënë pas të shkuarën dhe ngarkesat e korrupsionit familjar, pesha e të cilëve thotë se i shërbejnë vetëm Ramës.

"Humbësi i zgjedhjeve të 14 majit ka vijuar dhe sot serinë e përsëritjes së justifikimeve bajate që nuk ja hanë më as kandidatët dhe as besnikët e tij. I zhytur në mjerimin e mungesës së shpresës dhe alternativës, Sali Berisha vijon serinë e shpalljes së armiqve me shpifjet e zakonshme dhe banalitetin konstant, për të gjjthë ata që mendojnë ndryshe nga ai. 

I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur.

Kështu demokratët do të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët. Duke lënë pas të shkuarën dhe pa ngarkesat e korrupsionit familjar dhe të shpurës së tij, pesha e të cilave i shërbejnë veçse Ramës e të ngjashmëve të tij për ta mbajtur gjallë në politikë dhe që i kanë lënë demokratët në opozitë", tha Enkelejd Alibeaj.

Më parë, Sali Berisha tha se nuk do të bëjë hap prapa por do të ftojë të gjithë demokratët që të bashkohen për të folur për të ardhmen e PD, ndërsa në tryezë nuk do të jenë vetëm Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 09/06/2023 15:57

    O Alibeaj ne cfare apartamenti do behet takimi i dyte Basha vs Balla ?! Na lajmero vlla se mezi po presim rezultatet !!! Po bravo ti e kape nje tender 23 milion euro nga Rama ne rregull je !!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/06/2023 15:01

    Të bëri Edvin tradhtari multimiljonär -€ o kriminel i Pa fytyr e moral!

    Përgjigju
    • Den: 09/06/2023 15:40

      Po pse mor arber behesh zdhenes i nje kolere qe quhet sali qefini.Nqs je paguar per kete te kuptoj,por nqs se jo atehere paske probleme mendore

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë