Alibeaj thërret grupin parlamentar, bëhen bashkë deputetët e PD dhe të Rithemelimit! Berisha i panjoftuar se është i përjashtuar: Më thanë kolegët, do marr pjesë

Kryetari i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë ditën e nesërme në orën 09:00 grupin parlamentar të PD, ku pjesë do të jenë edhe deputetët e Grupit të Rithemelimit. Kjo është mbledhja e parë që Alibeaj bën me grupin parlamentar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës dhe mbledhja e parë e përbashkët e deputetëve pas përçarjes së madhe.

Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, ndërsa deputetët janë njoftuar për mbledhjen nga sekretari i grupit, Arbi Agalliu. Mësohet se Sali Berisha nuk është njoftuar për shkak se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se ai do të shkojë në mbledhje dhe se u njoftuar nga kolegët.

Pjesë e diskutimit nuk do të jetë vetëm axhenda parlamentare në Kuvend, por edhe për bashkimin e partisë. Megjithatë koha e shkurtër në dispozicion prej rreth 60 minuta para fillimit të seancës parlamentare nuk lë një kohë të mjaftueshme për të diskutuar çështjet e brendshme të partisë.

Sipas deputeti Gazment Bardhi askush nuk duhet që t'i imponohet grupi parlamentar, pasi nëse nuk respektohet vullneti i grupit partia kthehet në parti personale. Bardhi fton deputetët që të jenë të lirë të vendosin nëse duan apo nuk duan një non grata në grup.

Gjykata e Tiranës regjistroi ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person 'Non Grata'.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:29
Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Deputetët të vendosin duan apo jo një 'non grata' në grup! Askush s'mund ta kthejë partinë në personale

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Enklejed Alibeaj. Bardhi thotë se deputetët duhet të jenë të lirë që të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata, nga SHBA duhet të jetë apo jo pjesë e gurpit parlamentar të PD-së. Sipas Bardhit, deri atëherë çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë është e papranueshme.

'Një parti ku nuk respektohet vullneti, qëndrimi dhe vlerësimi i Grupit Parlamentar është parti personale, por jo demokratike. Askush nuk duhet ti imponohet apo injorojë mendimin e Grupit Parlamentar, kjo është përdhosje e dinjitetit të çdo deputeti. Deputetët duhet të kenë të drejtë pa asnjë kompleks apo presion të bëjnë vlerësimin e tyre nëse një person i shpallur non grata nga SHBA duhet apo jo të jetë pjesë e grupit. Deri atëherë askush nuk mund të imponohet. Çdo sjellje tjetër që i imponohet me kokëfortësi grupit parlamentar, pa e pyetur dhe duke e injoruar atë, është e papranueshme dhe jo demokratike.'- shkruan Bardhi.

Ora 15:48
Nuk u thirr nga Alibeaj për mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha: Më njoftuan kolegët dhe do të marr pjesë

Sali Berisha megjithëse është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA, tha se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar që ka thirrur Enkelejd Alibeaj, megjithëse nuk është ftuar nga ky i fundit.

'Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj.'- tha Berisha.

I.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/03/2022 03:18

    Kjo mbledhje nuk ka shume rendesi,por nxitimi i Berishes per te marre pjese, me kujton Enver Hoxhen dhe konferencen e Tiranes ne 56'.Kur morri vesh Enveri qe situata po i dilte nga dora,la pushimet dhe nxitoi te rikthehej ne Tirane dhe pastaj ndodhi ajo qe ndodhi.Edhe ish-komunisti Berisha po nxiton te rivendose pushtetin personal ne kete mbledhje.Kush do jete ai burre qe do t'i thote STOP te dera?

    Përgjigju
  • LORA: 30/03/2022 18:43

    PD eshte bande antishqiptaresh te perbetuar,nuk ka qene qofte edhe nje dekike parti politike. DASH-i u dha mundesine e arte per t'u bere parti;mundesi qe nuk e meritojne,nuk e respektojne dhe nuk e zbatojne. Sepse jane BANDE,,,qysh prej krijimit. Fat qe Shqiperia e jone qeveriset nga PS,,,fat qe SHBA-te jane ne krah te Popullit Shqiptar,,,,fatkeqsi qe vendi nuk ka nje opozite patriotike.

    Përgjigju
  • ZHURDULL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 30/03/2022 16:08

    So ka mundësi që në shekullin 21 ndiqet nga mbrapa një njeri si Sali bajga. NJË hajdut, kriminel, psikopat malok idjot njeri i pa skrupullt. Po kta që e ndjekin nga mbrapa jan më idjot se Salhe bajga e më bajg se Salheu.

    Përgjigju
  • ervin: 30/03/2022 13:39

    Sa te jete gjalle komunisti i fundit Sali non grata kurr nuk do te fitoi PD.... Keta idjote qe e perkrahin kujtojne se te gjith jane shpellare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033