Alibeaj me kandidat të tijin më 14 maj, Dash Sula: ‘Bie erë e keqe’! Në fushatë për kandidatët e 'BF', në Elbasan fitojmë 4 bashki

TIRANË-Deputeti i PD Dash Sula, i cili ka dalë në fushatë për koalicionin Berisha-Meta, u shpreh optimist sot duke thënë se në qarkun e Elbasanit opozita do të fitojë të paktën 4 bashki. I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se opozita do të fitojë në Elbasan, Peqin dhe Belsh, e ndërsa Bashkinë e katërt refuzoi që ta thoshte.

“Synojmë 4 bashki, do ishte rezultat fantastik, Elbasan, Peqin dhe Belsh janë shumë afërt, për bashkinë e katër mund të diskutohen, dhe nëse nuk do ketë ngjarje siç ka ndodhur në 2021, do fitohen padyshim”, tha Sula.

Fakti që Enkelejd Alibeaj doli më kandidatë të tijin në 14 maj, sipas Sulës lë hapësirë për dyshime.

“Do ishte e moralshme nëse nuk do kishe dalë me kandidat. Bie erë e keqe, je opozitë, pas 14 majit të shikoheshin gjërat me qartësi”,u shpreh Sula në Report Tv.

Sula është i bindur se socialistët do të marrin më shumë Bashki në 14 maj, por sipas tij, Rama duhet ndalur në tentativën për t’i marrë të gjitha.  

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kaposhi: 02/05/2023 18:52

    o gjeli i Peqinit ju 4 bashki ti enderroni deri sa te keni alibajgat saliplehun mulgomarin paloqen palomen dash preshin salikurven e brizhit bardose e ate bolen qe do te behet kryetar i Elbasanit qe shiste 3000 euro diplomatjeni karte e djegur e populli nuk esht budalla q

    Përgjigju
    • O tej: 02/05/2023 23:53

      Noc Rroku e ka bere gati tja merni.

    • Populli: 02/05/2023 20:11

      Populli nuk është budalla, ti po

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot