Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, akuzoi grupin e Rithemelimit se bëjnë një opozitë false, ndërkohë që bëjnë pazare me mazhorancën.
“Opozita bëhet e ndjerë, nuk bëhet hipokrite. Nuk është të vish të bësh zhurmë dhe jashtë kësaj seanca të ndash klientë, afera. Ne këtu e kemi detyrim historik ndaj shqiptarëve që ta bëjmë opozitën e ndershme. E di që dara e 32 viteve vazhdon dhe ne do të dëgjojmë sharje e baltë por e kemi detyrim ta durojmë. Pazarxhinj ne? Është sakrificë e madhe t’i dalësh përballë 32-viteve pazare të fëlliqura. Jemi në fund, jemi ende në ‘Shqipërinë e duam si Evropa’ pikërisht prej këtyre që dëgjojmë këtu.
Ne jemi këtu me përulësi, pa bërë pazare. Kush bën pazare? Ata që votojnë hapjen e dosjeve? Ata që denoncojnë Portin e Durrësit? Ou, pazarxhinj ne? Që ngritëm komisionin për inceneratorët që disa nga ne nuk e votuan. Zhurmë! Në fakt ne jemi këtu tu themi të vërtetën shqiptarëve me përulësi.
Unë e kam për nder për të përfaqësuar shqiptarët. Secili prej këtyre deputetëve që përfaqësoj e kam për nder sepse përfaqësojnë nderin dhe ndershmërinë. Shoqëria kërkon një orë e më parë shkëputjen nga ky tranzicion banal 32-vjeçar”, tha Alibeaj.
Ai u shpreh se "Anija jonë, modeste ndoshta do të vazhdojë me zemër të madhe. E vjetra duhet të marrë fund dhe këtë ia kemi detyrim".
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, futet live në Facebookun e tij! Alibeaj-'Rithemelimit': Këtu bëni zhurmë, jashtë ndani aferat! Palët përplasen për integrimin evropian










