Po ashtu Alibeaj ka komentuar edhe raportimet se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Alibeja tha se Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje pasi e ka detyrim ligjor.

Sipas tij, kur ka nisje të hetimeve, ka dy beteja, ajo me drejtësinë dhe me opinionin publik.

“Unë di të them këtë, që nëse është e vërtetë, që SPAK ka nisur për procedim penal, një këshillë modeste nga një jurist për zyrtarët, shkon në SPAK dhe zbatoni ligjin. Nga përvoja ime, di të them që drejtësia mund të ecë me hapa të vegjël, por nuk ngec asnjëherë. Është një thënie franceze, që drejtësia mund t’i ketë sytë e mbyllur, por mund ta gjejë gjilpërën në kashtë. Sjellja më e duhur për këdo, për ata që janë personazhe politike dhe publike, e kanë për detyrim që sa herë që thirren nga drejtësia, të shkojnë dhe të përgjigjen, pasi është mënyra më e mirë për të treguar se janë të pafajshëm. Në rastin kur bëjnë dredha dhe gjëjnë justifikime, kanë betejën me opinioni publik.

Sa herë që ka një procedim penal, ka dy beteja, njëra është beteja me drejtësinë dhe nga ana tjetër më e rëndësishme është beteja me publikun. Ajo kërkon që gjesh alibi, justifikime. Unë nuk mendoj se mund të bësh pakt me drejtësinë”, tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Alibeaj: SPAK nuk është në kontrollin e kryeministrit! Rama dhe Berisha po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale