Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar akuzat që iu bënë në seancën e ditës së djeshme në Kuvend deputetët e opozitës, kreut të SPAK Altin Dumani se është bashkëpunëtor i kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në ‘Frontline’ me moderatore Marsela Karapançon, Aliabeja tha se akuzat e deputetëve opozitarë janë alogjike. Sipas tij, nuk mund të jesh bashkëpunëtor i Ramës, ndërkohë që ka marrë nën hetim disa zyrtarë të lartë të mazhorancës.
Ai tha se ka bindje të plotë se SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama.
‘Janë alogjike, sepse nuk më duket normale që të jesh në krah të Ramës dhe të procedosh zv.kryeministrin, ish-deputetin Bllako, ish-ministrat Koka dhe Beqja, të procedosh ish-kryetarin e bashkisë Veliaj dhe nga ato që thonë mediat, zv.kryeministren Balluku. Cdo gjë mund të jesh, vetëm avokati i ramës jo. A do vi momenti që do procedohet edhe i zoti i punës? Rigurisht, por një gjë mund ta them me siguri, që mund të krijohen edhe ide të gabuara. Një gjë mund ta them sot me bindje, SPAK sot nuk është në kontrollin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi’
Ndërsa për pyetjen që u shtrua dje në seancën plenare, se pse nuk hetohet Rama, Alibeja tha se deputetët opozitarë kërkojnë që barazohet skena politike, por theksoi se drejtësia nuk ecën me Alibeajn.
‘Parë në një këndvështrim tjetër, pse nuk krijohet barazi? U godit Berisha, pse mos të goditet edhe Rama? Mendja e arsyeshme fillojnë dhe të mendojnë, nuk është drejtësi ajo që ecën me barazinë. Ajo është vetë politizim. Ajo cfarë do të duhet të tregojë se ëhstë i pavarur, për mua SPAK-u e ka treguar, është sa herë ka ardhur një kallëzim, ka kryer hetime’, tha Alibeaj.
Ndërsa i përket ndryshimit të Kushtetutës, Aliabeja tha se është një ide mes Ramës dhe Berishës. Alibeaj tha se kryeministri dhe kreu i opozitës po ndryshojnë Kushtetutën për interesat e tyre personale dhe jo për atë të Shqipërisë.
“Mund të rendis një sërë arsyesh pozitive dhe negative. Ju e thatë me të drejtë, se për herë të parë jepet ideja për ndryshimin e Kushtetutës nga përfaqësuesi i opozitës, por mos harrojmë që për herë të parë e ka dhënë kryeministri. Duket se është ide mes Ramës dhe Berishës. Kur foli Rama atëherë nuk iu dha shumë zë. Fakti me numrat e shumtë që Rama ka, ta merrni seriozisht idenë e ndryshimit të Kushtetutës. Fakti që edhe partneri i tij e thotë këtë gjë, duket se është një ide, por nuk është një ide e ndershme. Janë duke gatuar diçka në interes të tyre dhe kundër interesit. Cilat janë arsyet? Tani të pretendosh nga zoti Rama, i cili ka marrë mandatin e 4 dhe merr mandate dhe duke marrë parasysh një sërë skandalesh që e kanë gërryer por ky sërish merr më shumë mandate, tregon se nuk është interesi i Shqipërisë që e gërryen për të ndryshuar Kushtetutën. Ndërsa Berisha, ka një sërë hesapesh nga mënyra sesi është sjellë politikisht, por edhe të qasjes së shtetit që ka pasur, të paktën në 4 vitet e fundit nga sistemi i drejtësisë, duket se janë duke gatuat dhe i kanë vota për të gatuar diçka në kurriz të institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe interesit publik. Ideja është për ngritjen e Senatit, shumica e vendeve të BE-së kanë nga dy dhoma, por ka diçka për të kuptuar nëse është e sinqertë apo jo”, tha Alibeaj.
Po ashtu Alibeaj ka komentuar edhe raportimet se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK. Alibeja tha se Balluku duhet të shkojë dhe të japë përgjigje pasi e ka detyrim ligjor.
Sipas tij, kur ka nisje të hetimeve, ka dy beteja, ajo me drejtësinë dhe me opinionin publik.
“Unë di të them këtë, që nëse është e vërtetë, që SPAK ka nisur për procedim penal, një këshillë modeste nga një jurist për zyrtarët, shkon në SPAK dhe zbatoni ligjin. Nga përvoja ime, di të them që drejtësia mund të ecë me hapa të vegjël, por nuk ngec asnjëherë. Është një thënie franceze, që drejtësia mund t’i ketë sytë e mbyllur, por mund ta gjejë gjilpërën në kashtë. Sjellja më e duhur për këdo, për ata që janë personazhe politike dhe publike, e kanë për detyrim që sa herë që thirren nga drejtësia, të shkojnë dhe të përgjigjen, pasi është mënyra më e mirë për të treguar se janë të pafajshëm. Në rastin kur bëjnë dredha dhe gjëjnë justifikime, kanë betejën me opinioni publik.
Sa herë që ka një procedim penal, ka dy beteja, njëra është beteja me drejtësinë dhe nga ana tjetër më e rëndësishme është beteja me publikun. Ajo kërkon që gjesh alibi, justifikime. Unë nuk mendoj se mund të bësh pakt me drejtësinë”, tha Alibeaj.
Komente












