I pyetur nga gazetarët nëse ndihet bashkëkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj tha se ai përfaqëson interesat e PD-së por jo të Rithemelimit apo grupit të ‘Bardhit’ që mendojnë ndryshe brenda partisë.
Deputeti shtoi se kushdo anëtar i komisionit që ka propozime për të bërë rreth Reformës Zgjedhore, është i mirëpritur të shprehë idetë e tij të cilat do të merren në konsideratë.
“Unë jam bashkëkryetar i këtij komisioni të kërkuar nga PD para një viti e gjysmë me shumë luftë, sepse mazhoranca nuk donte. Siç nuk ka dashur çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Unë përfaqësoj PD-në, nuk marr përsipër të jem përfaqësues i interesave të partive të tjera opozitare.
Nuk jam përfaqësues i atyre që mendojnë ndryshe për atë histori që mendojnë ndryshe brenda opozitës. Ato 4 çështje që i kemi depozituar, nuk janë një rreth i mbyllur që nuk mund të shtohet me propozime të tjera. Secili nga anëtarët e komisionit, ka të drejtën që nëse ka një ide, sesi vota e shqiptarëve të jetë e barabartë dhe listat të perfeksionohen, sesi votimi të bëhet edhe më i garantuar, ka të drejtën dhe është i mirëpritur t’i sjellë këto propozime. Jam i prirur që gjithsecilin prej tyre t’i shohim t’i analizojmë. Nuk qëndron forca tek bashkëkryetari, qëndron tek fakti që ky është një komision që ka raporte të barabarta mazhorancë opozitë”- u shpreh Alibeaj.
Lajmi kryesor:
Dështon mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët e Bardhit e Berishës e bllokojnë! Gjiknuri: Veprime vandale! Ecim para dhe pa ta
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55%
-
Jo
42.6%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Debate brenda PD, grupi i Bardhit kundërshton sulmin e Berishës ndaj gjyqtares së Kushtetueses Marsida Xhaferllari
10 Janar, 10:33
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00