Alibeaj ‘përplaset’ me Gjiknurin në mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’: Fole më shumë se ç’duhet, e pahijshme të sulmojmë përfaqësuesit e shoqatave

Alibeaj ‘përplaset’ me Gjiknurin në mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’: Fole më shumë se ç’duhet, e pahijshme të sulmojmë përfaqësuesit e shoqatave

1707476315_alibeaj.jpg

Gjatë mbledhjes online të komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetari Enkelejd Alibeaj i ka tërhequr vëmendjen deputetit socialist, Damian Gjiknuri duke i thënë se po merr më shumë kohë se çfarë duhet gjatë fjalës së tij.

Gjiknuri tha se u përpoq të nënvizonte për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile se duhet të parashtrojnë rekomandime të vlefshme për Reformën Zgjedhore dhe jo të komentojnë mbi problematikat e mbledhjes së komisionit.

Pjesë nga diskutimi mes 2 bashkëkryetarëve:

Alibeaj: Jemi bashkëkryetarë dhe të drejtat janë të barabarta. Sapo harxhuat më tepër kohë sesa ajo që premtuat.

Gjiknuri: Një nga detyrat e bashkëkryetarit është t’i japi legjitimitet dhe organit i cili qëndron dhe unë si bashkëkryetar mendova se fola dhe në emër të të tjerëve, megjithatë edhe ky është bashkëdrejtim.

Alibeaj: Flisni në emrin tuaj sepse nuk është e hijshme që ne i thërrasim organizatat e Shoqërisë Civile dhe pastaj t’i agresojmë në një farë mënyrë, nuk do të ishte e ndershme. As unë mund të mos jem dakord me konsideratat që Gogo tha në lidhje me procesin politik, por ne duhet ta dëgjojmë.


Lajmi kryesor:

Komisioni i ‘Zgjedhores’ mblidhet online, Gjiknuri: PS s’ka draft, presim opozitën! Shoqëria civile: Duhen lista të hapura, reforma të jetë më e gjerë se PS e PD


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët