Alibeaj për Berishën: Kemi fituar ngritjen e një lëvizje të djathtë, jo turmë njerëzish që shkojnë qorrazi pas idhullit! Agalliu: Kemi mbështetjen e partnerëve

Kryetari i komaduar i PD, Enkelejd Alibeaj nuk kursen sulmet ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që e mbështesin. Nga prezantimi i kandidatit për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa, Alibeaj tha se PD po sulmohet nga treshja Berisha-Meta-Rama pasi zgjodhën të ndahen e të ofrojnë alternativë jashtë korrupsionit.

“PD ndodhet në një situatë që nuk do të donim ta shihnim. PD për gjithçka që ndodhi, ju jeni në dijeni që u ndodh në një sulm nga pushtetit, qeveria, Edi Rama dhe nga ish lideri ynë së bashku me Ilir Metën. PD bëri ndarjen e dhimbshme për të ofruar një alternativë jashtë korrupsionit. Sëmundja më e rëndë sot e shtetit shqiptar është korrupsioni, alfa është që ne duhet të distancohemi nga çdo njeri që mbart në kurrizin e vet gjurmë korrupsioni. Marrëdhënia e shtetit shqiptar me SHBA e BE është vitale”, tha Alibeaj.

Më pas vijoi duke thënë se fitorja e tyre është ngritje e një partie të djathtë që nuk ka njerëz që shkojnë qorrazi pas idhullit duke iu referuar Berishës. 

Në këtë pikë ku jemi, besoj që kemi fituar ngritjen e një lëvizje dhe një partie vërtetë të djathtë jo një turmë njerëzish që as nuk dëgjojnë, por shkojnë qorrazi ndaj idhullit. Kjo duhet të përfundojë. Njerëzit kanë të drejta, kanë zë, duhet të rebelohen kundër padrejtësisë. Drejt asaj do të shkojmë”, tha Alibeaj.

Për të deleguarin e PD për fushatën në këtë bashki, deputetin Arbi Agalliu logoja e demokratëve në këto zgjedhje shkon e pastruar nga mbetjet 30 vjeçare të politikës, duke shigjetuar kështu drejtpërdrejtë Sali Berishën. Po ashtu u shpreh se PD ka mbështetjen e partnerëve. 

“Të njëjtit ujqër në politikë që nuk e lënë. Kjo është politika e madhe por duam të përqendrohemi në këtë të zonës sonë. Jam i bindur që shqiptarët e duan fqinjësinë e mirë. Politika përcan apo fut në konflikte. Pas 30 viteve tranzicion, Shqipëria me vendet fqinje janë integruar. Zhvillimi bëhet i përbashkët. Ne duhet të kthejmë shpresën dhe emocionin në vend. PD është e pastruar nga njerëz që e kanë parë si mburojë për interesa personale dhe ka mbështetjen e plotë të aleatëve strategjikë, SHBA, Britani dhe BE”, tha Agalliu.

Me rëndësi në këto zgjedhje, për Agalliun është të merret pjesë në proces, ndaj ftoi qytetarët që më 14 maj, të shkojnë e të votojnë. Leonidha Papa në Finiq është vetëm një nga 14 kandidatët që PD ka nxjerrë në garën për kryebashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë