Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa dokumente të reja që sipas tij faktojnë lidhjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri me Artan Habilajn dhe bandën e drogës.

Alibeaj theksoi se dokumentat e dorëzuar tregojnë se makina ‘Audi’ është përdorur bashkarisht nga Tahiri dhe Habilaj, të paktën për një vit, nga 2 prilli i 2015-s deri më 2 prill të 2016-s.

“Ky dokument tregon dy emra, Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj, që tregon mbi të gjitha faktin e bashkëpërdorimit të kësaj makine. Interesant është fakti se ky dokument është lidhur në 2 prill të 2015-s deri më 2 prill të 2016-s”, u shpreh deputeti demokrat jashtë ambienteve të Prokurorisë.

dokument lajmi alibeaj
(Dokumenti i dorëzuar në Prokurori nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj)

Pikat kryesore të deklaratës së deputetit Alibeaj, pasi dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kopjen origjinale të polices ndërkombëtare të sigurimit për Audin AA 003 GB, që fakton se Tahiri dhe Habilaj janë bashkëperdorues të makinës. 
1. Polica nderkombetare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt ne bashkeperdorimin e Audit AA 003 GB. 
2. Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi. 
3. Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges. 
4. Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit. 
5. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.
6. PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com