Alibeaj zbardh takimin me ambasadorët: Objekti ishin të gjitha reformat dhe aksioni opozitar! Koordinimi me partnerët, detyrim moral e politik

Alibeaj zbardh takimin me ambasadorët: Objekti ishin të gjitha reformat dhe aksioni opozitar! Koordinimi me partnerët, detyrim moral e politik

 

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së,  Alibeaj ka zbardhur takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme me trupin diplomatik në vendin tonë. Alibeaj u shpreh se objekti i bisedës ishin reformat dhe aksioni opozitar.

‘Ishte kënaqësi e veçantë, që sot të mirëpres sëbashku me kolegët deputetë të PD-së, disa nga përfaqësuesit e Ambasadave në vend: Znj.Yuri Kim Znj. Christiane Hahmann , Z. Peter Zingraf,  Znj.Elisabeth Barsacq  Z. Fabrizio Bucci  Znj. Mia Marzouk  Znj. Ruth Huber  dhe Z. Vincenzo Del Monaco (OSCE) në një takim shumë të dobishëm për çështje me rëndësi për vendin.

Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative - territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.

Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.

Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë.’- shkroi Alibeaj.

 


Lajmi kryesor:

'Territorialja', opozita me 2 variante! Trupi diplomatik në Tiranë takim me grupin e ‘Alibeaj’ që dorëzoi propozimin me 94 bashki! Berisha: Të bëhemi bashkë


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano