Alimadhi braktis Komisionin e Ligjeve: Kanë bërë mirë ata (opozita e vjetër) që janë larguar (VIDEO)

TIRANE  - Komisioni i Ligjeve i është rikthyer të premten diskutimit për ndryshimin e rregullores, që konsistojnë në ndryshimin e dy neneve për autorizimin për arrestimin e deputetëve dhe për përcaktimin e kohës së diskutimit në parlament, por kjo ka sjellë debate mes mazhorancës dhe deputetëve të rinj të opozitës, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen me propozimet. 

Opozita e re parlamentare ende nuk e ndjen vet të integruar plotësisht në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë debateve këtë të premten në Komisionin Parlamentar të Ligjeve,  kreu i grupit parlamentar të partive të djathta, Adriatik Alimadhi, e ndjeu veten të përjashtuar kur nisën diskutimet për projektvendimin për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Në fakt, diskutimi u përqendrua mbi pretendimet e Alimadhit se opozita e re nuk është njohur me propozimet për rregulloren. Përgjigjen e mori nga deputetët e mazhorancës, Bashkim Fino Vasilika Hysi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Sipas tyre, deputetët e rinj i kanë pasur propozimet në tryezë prej kohësh, ndërsa shumica e tyre janë propozime nga opozita tashmë jo parlamentare, konkretisht nga ish-deputeti Enkeleid Alibeaj. Megjithatë, Manja tha se opozita e re i ka mundësitë për të bërë propozime konkrete dhe të mos merret me të shkuarën.

Alimadhi: Do kërkoja nëse deputetët e opozitës kanë bërë propozime, ne të njiheshim me ato

Hysi: Projekti i ndryshimeve në rregullore është një punë 2 vjeçare

Hysi: I kemi çuar çdo deputeti projektin më shumë se një herë

Alimadhi: Jemi deputetë të rinj, por ju nuk na sillni propozimet e opozitës

Fino: Ka 2 vjet që punohet, një pjesë e mirë e propozimeve janë të Alibeajt. Nuk mund të vijnë deputetët e rinj në mbledhjen e fundit të rregullores te kërkojnë nisjen nga fillimi. Keni 6 muaj që keni ardhur, materialet këtu i keni pasur

Alimadhi: Këtë material nuk e kam pasur, nuk e kuptoj çfarë problemi ka që nuk na vihen në dispozicion

Manja: Miratojmë rregulloren në tërësi, kërkoni propozime të kohës së shkuar. Opozita ka deputetët në seance dhe keni mundësinë të bëni propozime konkrete, nuk keni pse merreni me të shkuarën

Por deputeti Adriatik Alimadhi kërko shtyrjen e mbledhjes së komisionit të Ligjeve, kërkesë që u rrëzua, çka detyroi Alimadhin të largohet nga mbledhja.

Manja: Rrëzohet propozimi, vijojmë me rendin e dites

Alimadhi: Kane bërë mirë ata që janë larguar. Nuk respektohet asnjë propozim

(Alimadhi largohet nga mbledhja)

Por për cfarë projektvendimi bëhet fjalë?

Një ditë më herët, Partia Socialiste është tërhequr nga propozimi i bërë në fillim të vitit 2018-ës për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit që bënte të detyrueshme nga ana e Prokurorisë paraqitjen e provave për të marrë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e deputetëve në rast të shkelje të ligjit.

LEXONI (këtu) detajet DJE në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peposhi: 12/07/2019 10:41

    Ore Alivogel,,, po pse ore ai pseudo restoranti ku te nxorren me ceremoni ,si ai te duket komisioni i ligheve ty ore Stek Bilardoje.. Injorant. Qerrohuni sa me pare nga skena politike.

    Përgjigju
    • Genci: 16/07/2019 08:32

      Shko takoje nje here alivoglin te te tregoj alimadhin e madh mbase nderron mendim ti peposh.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro