
Kompania ajrore "Alitalia" njoftoi se nesër do të ndërpresë fluturimet ndërkombëtare nga aeroporti i Milanos, Malpensa për shkak të gjendjes alarmante nga koronavirusi. Ndërkohë që fluturimet brenda vendit do të vijojnë nga aeroporti Linate. Nga aeroporti i Rinasit në Shqipëri për në Milano nuk ka fluturim direkt me kompaninë 'Alitalia'. Fluturimet nga Italia vijojnë normalisht nga Rinasi në Itali, pavarësisht se Kosova dhe Maqedonia i ndërprenë sot.
Lajmi kryesor:
366 viktima nga koronavirusi në Itali, 133 në 24 orët e fundit, vetëm 33 të shëruar! 'Mbyllet' Lombardia dhe 14 provinca (VIDEO)










