Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare, duke thënë se katër nismat ligjore të opozitës nuk janë përfshirë në të. Ai kërkoi që Kuvendi të diskutojë për protestën, për të cilën, sipas tij kanë folur edhe Parlamenti Evropian dhe mediat ndërkombëtare, por jo Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin tha se nuk ka gjetur as një orë kohë për të folur për protestën dhe të rinjtë shqiptarëve.
“Opozita ka sjellë katër nisma ligjore dhe s’i keni vënë në rendin e ditës. Për protestën ka folur edhe Parlamenti Evropian, edhe mediat ndërkombëtare. Vetëm Kuvendi i shqiptarëve nuk flet për protestën e shqiptarëve. Ata që protestojnë janë shqiptarë. Politika është përfaqësim dhe besim. Kuvendi s’ka gjetur një orë të vetme të flasë për protestën, për të rinjtë e Shqipërisë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Në rend dite 'Paketa fiskale' dhe 'Buxheti 2027', kryeministri Edi Rama në seancë! Berisha me 12 mungesa në sallë: S’e votojmë







