'Babalja', Alizoti pyetet pas videos së dytë, i qëndron dëshmisë së parë: Agron Xhafajn e imitova pasi ma kërkoi Albert Veliu
Prokuroria administron dëshminë e Fredi Alizotit personit të arrestuar si imituesi i Agron Xhafës në audipërgjimin “Babalja”. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alizoti i ka qënduar versionit se zërin e Agron Xhafës e imitoi pas kërkesës së Albert Veliut kundrejt premtimit se do merrte 200 mijë euro nga një deputet.
TIRANE- Fredi Alizoti i arrestuari në dosjen “Babalja” me akuzën e kallëzimit të rremë pasi imitoi në audiopërgjim me Albert Veliun zërin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, marrjen në pyetje e konfirmoi dhe avokati i tij, Ilir Doda ndërsa cilit version do t'i qëndronte Alizoti, ai u shpreh se shumë shpejt do të mësohej e vërteta.
Nuk kam koment për videon. Sot merret në pyetje klienti im. Cili është version i tij? Kjo mbetet në kuadër të hetimit. Ai do të pyetet për të gjithë ngjarjen. Ai ka bërë disa deklarata dhe do të thojë të gjithë të vërtetën e tij në funksion të drejtësisë. Cila është e vërteta? Do ta marrim vesh shumë shpejt por nuk mund ta them sepse është sekreti hetimor. Cilit version do t’i qëndrojë? Është zgjedhje e tij, çfarë ka deklaruar janë ato që janë në dosje.
Alizoti në deklarimet e tij paraprake për hetuesit dhe në përgjime pranon se imitimi i zërit i është kërkuar dhe ofruar kundrejt pagesës nga Albert Veliu një i afërm i tij dhe shok që e njihte prej kohësh.
Do të imitoja Agron Xhafën dhe mu premtua se do merrja 200 mijë euro nga një deputet me mbiemrin Salianji është shprehur ai para prokurorëve.
Fredi Alizoti
Ndërsa hetiemt janë të hapura dhe pritet që të premten të dëshmojë në prokurori Ervin Salianji në cilësin e personit ndaj të cilit kryhen hetime.
Deputeti Salianji bëri edhe deklarime 4 ditë më parë në cilësinë e deklaruesit por pas publikimit të një kamere të fshehtë ku Alizoti deklaronte një tjetër version të ngjarjes Salianji është ftuar sërish për dëshmi pasi ai e publikoi edhe këtë vidio.
Kjo video tashmë është sekuestruar nga Krimet dhe është bërë pjesë e fashikullit hetimor të prokurorëve Genti Osmani dhe Përparim Kulluri.