Alizoti-kandidates për ambasadore: Po të ishte post tjetër do isha me ju, në Izrael nuk jam me ju! Jo diplomaci qokash

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, gjatë seancës dëgjimore për ambasadoren e Zvicrës u shpreh se diplomacia sot është kthyer në një diplomaci qokash. Sipas Alizotit, Izraeli është një vend delikat që prodhon shumë politikë, e shtoi se diplomacia e jashtme është çështje kombëtare e jo politike.

‘Në politikën e jashtme s’mund të zgjedhim studentin më të mirë, por njohësin më të mirë të atij vendi. Politika e Jashtme në Shqipëri është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend shumë i rëndësishëm gjeopolitikësh duke folur, dhe do doja të shihja një person, zonjë apo zotëri, që e njeh mjaft mirë historinë e Izraelit, konfliktet e mëdha në Izrael, por s’po i bëjë, pasi CV juaj është shumë e pasur dhe më rezultoni një zonjë fisnike, që do ishte më mirë në UNESCO, pasi Izraeli është vend delikat, që prodhon shumë politikë, jemi gjendur ne si Shqipëri në një moment kur duhet të votonim pro apo kundër. Prandaj e ka dhe titullin shkëlqesi, dhe mendoj se kjo është për politikën, që nuk është vend qokash, por ka dhe trup diplomatike, ka dhe njerëz që aspirojnë për këtë gjë. Ka njerëz që kanë nisur nga grada më e ulët deri tek më e larta. Diplomacia e jashtme është çështje kombëtare, jo politike partiake. Në diplomaci mund të rrinë dhe njerëz që se duan kryeministrin, pasi më të diturit shpesh janë dhe rebel. Po të ishe në një vend tjetër do isha me ju, por në Izrael s’jam me ju!’- tha Alizoti.

 


Lajmi kryesor:

Lista me 12 kandidatë për ambasadore, opozita kundër! PD: Listë qokash, demotivim për trupën diplomatike! Në Komisionin e Jashtëm prezantohen 4 prej tyre


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital

Rrëfehet moderatorja: I dashuri më rrahu barbarisht, sa përfundova në spital