Alketa Ramaj çel ekspozitë në
Prishtinë, nis projektin e TIKA-s

Alketa Ramaj çel ekspozitë në<br />Prishtinë, nis projektin e TIKA-s
Do të çelet sot në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ekspozita e parë personale e artistes shqiptare Alketa Ramajt.

Ekspozita do të hapet prej orës 19:00, nën përkujdesjen e kuratorit Albert Heta dhe do të qëndrojë e hapur deri më 22 mars.

Alketa Ramaj është lindur më 1983 në Përmet, aktualisht jeton dhe punon në Tiranë dhe Venedik.

Është diplomuar në 2006 në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë. Është fituese e Çmimit Onufri (2012) dhe çmimit Ardhje (2013).

Ekspozita “Pa titull” me Alketa Ramajn në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shënon nisjen e Projektit të ri të bashkëpunimit në mes të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe Tirana Institute for Contemporay Art -TICA.

Ky projekt bazohet në synimin strategjik të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe TICA për të krijuar hapësirë pune për artistët, punëtorët shoqëroro-politik dhe institucionet e pavarura, që në secilin realitet dhe shoqëri janë tregues i zhvillimit shoqëror, dhe shpesh here edhe lidhja e vetme me realitetin ekzistues shoqëror dhe politik.

Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
(dh.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar