Alketa Ramaj fiton “Onufrin
2012”, çmohet me 300 mijë lekë

Alketa Ramaj fiton “Onufrin <br />2012”, çmohet me 300 mijë lekë
Pas një muaji ekspozimi, më 31 janar 2013, juria e “Onufrit 1912” ka shpallur si vepër fituese një skelet skulptural që duket si një gardh drusor kopshtesh i lyer me të bardhë. Skulptura në gips “Pa titull” dhe një fotografi me ngjyra janë shpallur si veprat më të mira të konkursit "Onufri 2012", ndërsa fituese është shpallur artistja Alketa Ramaj.

Vepra e Ramaj bie në sy për efektet e saj provokuese, por disi të zbehura. Kjo nuk e ka penguar jurinë ta ketë këtë vepër në qendër të vëmendjes duke motivuar edhe shkakun pse u shpall më e mira. “Kjo na është dukur një simbolikë shumë e bukur që në një vend si Shqipëria, sepse jep mesazhin e kujdesit ndaj një gjëje që lind dhe rritet. Mendojmë që shoqëria jonë ka shumë nevojë për këtë mesazh dhe kjo ishte arsyeja pse ne si juri u fokusuam tek kjo punë dhe ia dhamë asaj çmimin”, shprehem anëtarët e jurisë.

Ekspozita është titulluar nga kuratori italian, Daniele Capra, “Ndoshta të ëndërrosh” dhe ka në fokus gjendjen, në të cilën ndodhen sot artistët bashkëkohorë shqiptarë, në një vend, ku ky lloj arti ende vazhdon të shihet me një farë skepticizmi. Kuratori italian Carpa vendosi të seleksionojë mjaft autorë këtë vit, dhe Onufri 2012 rezultoi si ekspozita me vogël për sa i përket pjesëmarrjes në vite, me vetëm 8 artistë. Artisti që kishte numrin më të madh të punëve profesionale dhe që të bënte kurioz me konceptet e tij për marrëdhëniet e objekteve në telajo me hapësirën ishte Genti Korini.

Autorët e tjerë kishin më tepër tendenca eksperimentimi deri tek skulptura në gips “Pa titull” që mori këtë çmim. Në përgjithësi paraqitnin të njëjtin nivel, pak a shumë të njëjtë, gjë që e bëri pak të vështirë zgjedhjen tonë", u shpreh Alban Hajdinaj, kryetar i jurisë së "Onufri 2012". Juria e përbërë gjithashtu nga regjisori amerikan, Tomas Logoreci dhe Genti Gjikola, nuk kanë dhënë çmime të dyta apo të treta, pasi sipas tyre të shtatë artistët e tjerë pjesëmarrës ishin pothuaj në të njëjtin nivel. Çmimi "Onufri" ka një vlerë monetare prej 300 mijë lekësh.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime