Alketa Vejsiu është një nga femrat shqiptare me karrierë të larmishme në radio dhe television. Me anë të një postimi në Instagram moderatorja ka treguar një nga dëshirat e saj që në vogëli.
Ka dëshiruar që fëmijë të behej e famshme si një prej emrave më të talentuar në Itali, Lorella Cuccarini. Dhe më në fund ëndrra e saj është bërë realitet pasi ka mundur të jetë e pranishme në shfaqjen ‘Non mi hai più detto ti amo’ të Cuccarit.
‘Vite me pare i pata kerkuar ne shkallet e TVSH Gazetares se programit te mengjesit qe te me intervistonte sepse nje dite do te behesha e famshme. Kete kasete ku them se “Dua ti ngjaj Lorella Cucarinit” daja im e ruante ne nje arshive speciale te te gjitha daljeve te mia. Ai e kishte Televizorin te lidhur me videon dhe kujdesej me fanatizem per kete.
Ja keshtu mbeten gjurmet e historise se jetes ne shirita kasetash qe sot mund te ilustrohen me takime te verteta e te gjalla, te endrrave te femijerise.
Lorella Cuccarini mbetet fanastike!’ shkruan Alketa krah videove të postuara. Ky postim nostalgjik i Alketës ka rikujtuar për ndjekësit moderatoren në fillimet e saj dhe rrugën e transformimit.