Përplasja gjatë spektaklit, Robert Aliaj ofendon konkurrenten: O gore! Alketa Vejsiu i kundërvihet
Alketa Vejsiu dhe Robert Aliaj
Spektakli i ‘Love Story’ është shoqruar mbrëmjen e sotme me debate të forta ku moderatorja Alketa Vejsiu është përplasur me Robert Aliajn.
Konflikti nisi pas pakujdesisë nga ana e Robert Aliaj ku përdori një ofezë ndaj një konkurrenteje duke e quajtur ‘gore’.
Alketa Vejsiu iu drejtua Aliajt duke i thënë se nuk mund tia thuash ato fjalë një vajze, ndërsa moderatorja dhe opinionisti akuzuan njëri-tjetrin për banalitet.
Roberti: Daniela, tani e kupton duhet të balancohesh pak. Po u jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu.
Daniela (konkurrentja): Fakti që… unë kam të drejtë të flas.
Roberti: Po del një gore, po del gore.
Alketa Vejsiu: Robert të lutem.
Roberti: Po të lutem tani, mos na tregoni…
Alketa Vejsiu: Mos e banalizoni tani.
Roberti: E di çfarë është etika e komunikimit, argumenti që ne themi.
Alekta Vejsiu: Po argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ja thuash atë fjalë një vajze.
Alketa Vejsiu: Po e banalizon ti
Nuk është hera e parë që deklaratat e opinionistit Aliaj janë kthyer në debate të forta gjatë emosionit. Jo më larg se një javë më parë Roberti pati një përplasje të thellë më këngëtaren dhe kolegen e tij opinioniste ku ky i fundit ironizoi hapur Bleona Qeretin dhe të gjitha gratë që jetonin në një farë moshe të caktuar me prindërit. Sherri mes jurisë vijoi edhe me ofeza.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.1%
-
As i mirë as i keq
35.5%
Vota total: 462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIP-at reklamë aparatit të nitratit për fruta-perimet, Braçe: Lodër kineze e pacertifikuar! U paguan të dëmtojnë prodhimet vendase
30 Gusht, 14:50
-
Aksidentohet Alketa Vejsiu! Zoti është i madh, se di si shpëtova
8 Qershor, 12:56
-
Më morën paratë, Robert Aliaj flet për arrestimin në Gjermani
20 Maj, 14:44
-
Robert Aliaj kujton hyrjen e Sabianit në BBVIP: Jashtëzakonisht primitive, denigrim! Ishte si një karikaturë
26 Nëntor 2023, 08:55
-
Ndërron jetë babai i Alketa Vejsiut, moderatorja bën reagimin prekës: Ndarja me ty nga kjo jetë, trishtimi më i thellë që kam provuar
4 Nëntor 2023, 22:52
-
Patriarkalizmi shqiptar në median italiane/ Robert Aliaj: Respekti prindëror të fitohet, jo imponohet! Sociologu Tushi: Autoriteti i babait në shoqëri duhet të ndryshojë
18 Tetor 2023, 15:43
-
Robert Aliaj: Trupi dhe prapanicat u bënë vlerë! Personazhet publike janë deformuar vetëm për t’u shitur
14 Shtator 2023, 17:11
-
'Gjetja e një burri milioner nuk është sukses', gazetarja përplaset me Alketa Vejsiun
27 Gusht 2023, 08:33
-
'Dikush të vijë këtu, se nuk lëviz dot', moderatorja e njohur shqiptare ndalohet nga policia në Zvicër, arsyeja do t’ju habisë
5 Gusht 2023, 18:22
-
‘Ata që komentojnë në rrjetet sociale janë pabuksa’ Robert Aliaj: Kristi duhet të ishte tashmë në finale
27 Prill 2023, 16:01
-
‘Shkojnë shumë bashkë’, Roberti gjen ‘nusen’ ideale për të birin brenda Big Brother Vip
12 Prill 2023, 09:47
-
'U shit si mik i familjes, ia punuan Kristit pas shpine', Roberti reagon ashpër ndaj Lorencit
27 Mars 2023, 16:23
Jam nje shikues i rregullt ne Ekranet Shqipetare Eshte per te ardhur keq ne disa Juri Anetare Jurije ose te Ashtuqujtur Opionista verehet nje nivel i dobet i tyre ne drejtimin e emisioneve Ofendojne ne menyren me Banale Konkurentet ne emision sikur keta te fundit te ishin injorantet e botes pa personalitet Turp Keta te rinj e te reja shqiptare vijn dhe zgjidhen nga disa njerez profesionist ne fushat e tyre per te nxjere ne pah Talente Shqiptare Kurse Jurite dhe Opinjonistat qe nuk e dime se si perzgjidhen po shikojme se jane nivel shume shume te dobet Rasti konkret jane Robert Alija dhe Arian Konomi ne emisionet e tyre Ne si shikues mendojme se keta indivite nuk duhet te vihen ne Ekranet Televizive Jane turpet e Ekranit
Përgjigjuky roberti esht nje shemtire e nje lloj pis njeriu qe vetem e banalizon kete emision .....mire tju behet ju qe e ftoni ne emision sa tju iki audienca 0000.kush e shef ate lloj njeriu me mendimet e tij te vyshkura sic esht vete,dhe ne veshje e demostron qe esht njE KLLOUN
Përgjigju