‘Të ruajta 18 vite nga sytë e botës’, Alketa Vejsiu publikon për herë të parë vajzën: Isha një fëmijë kur ti erdhe në jetë (VIDEO)

Vajza e Alketa Vejsiut ka mbushur 18 vjeçe. Në këtë ditë të veçantë moderatorja ka publikuar një video ku shfaqet me vajzën e saj, portretin e së cilës për vite me radhë e kishte ruajtur me fanatizëm.

Përpos videos së postuar Alketa ka shkruar dhe disa rreshta të ndjerë për të, ndër të cilat e këshillon të jetë një vajzë e mirë dhe të mos rresht kurrë së mësuari. 

Postimi i plotë:

Të ruajta 18 vjet nga sytë e botës! Sot që ti bën 18 vjeç, une zotëroj dhuratën dhe shpërblimin më të madh të jetës.

Isha 22, por kam jetuar çdo sekonde të jetes time deri sa erdhe në jetë, si një bekim Durova 18 vjet dhe pikërisht në 18 vjetor ti profilin e bëre privat Më sfidove; dhe bëre shumë mirë!

Nuk e ke idenë sa të dua o zemra ime.Çdo njeri që ka sjellë në jetë një jetë e di…

Zoti të të mbrojë nga çdo sy, dhe ti shekullofsh e shkëlqefsh. Beso tek dashuria e atyre që të kanë te shtrenjte dhe dua gjithë jetën që të të shoh ;

Me dy sytë blu qe shkëlqejne nga dashuria! Duaji Prindërit pa kushte! Mos harro; Dija është Fuqi! Liria është e drejta e çdo qënie humane që kur lind.

Bota jote; nuk mund të jetë thjesht një njeri: është bota jote: eksploro, udhëto, frymëzohu, pasuro shpirtin tënd.

Bëhu edhe më e mirë se ata që të krijuan dhe merr më të mirën e tyre dhe çdo defekt, përsose në jetën tende!

Mos harro; je vajza më e bukur dhe më e mençur për në familjen tënde. Kaq mjafton! Dhe duaje vëllain shumë!

Aty ku në zemrat humane të dobëta ( nel cuore dei deboli) bie shi, ti lind një diell! Siç ëe ka mësuar familja jote!

Je më shumë seç kisha menduar dhe ëndërruar e imagjinuar për vajzen time; isha vetë gati fëmijë kur erdhe në jetën time.

Përveç njeriut me zemër të madhe si hënë floriri, dua dëshirën dhe etjen tënde për dije. Mos rresht kurrë së mësuari. Fuqia e vetme është dija.

Niki Nelo, ditën para se te lindje kam shkruar një faqe ditari.Je më shume se c’kisha ëndërruar. Jo vetëm vajza por Motra dhe Shoqja ime më e mirë! Të duam!

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq