Alketi i vogël operohet nga zemra
në Itali, gjendja e qëndrueshme

ANCONA - Alketi, i vogli shqiptar i sëmurë me zemër është operuar sot në Ancona dhe sipas mjekëve gjithçka ka shkuar mirë, gjendja shëndetësore e pacientit 1 vjeçar paraqitet e qendrueshme.

Alketi, 14 muajsh i ardhur në jetë nga përdhunimi lindi me një defekt në zemër. Përmes shoqatave italiane të bamirësisë u bë e mundur transportimi dhe operimi i tij në Itali. Mediat italiane, sidomos ato lokale në Ancona bënë një fushatë të gjerë për donacione në ndihmë të Alketit. Falë këtyre donacioneve të qytetarëve italianë u bë e mundur ndërhyrja kirurgjikale për Alketin e vogël që lindi me probleme zemre.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye sot nga profesori Mark Wells, drejtor i Kardiokirurgjikë Pediatrike në Ancona. Agjencia e lajmeve ANSA duke iu referuar kartelës mjekësore të pacientit 14 muajsh shkruan se “gjendja është e qendrueshme”. Pas operacionit i vogli gjendet në repartin e Reanimacionin në terapi intensive.

Çështja e vogëlushit Alket u bë e njohur nga mediat italiane në muajin qershor, të cilat kërkuan dhe transmetuan kronika sensibilizuese për të ndihmuar Alketin 1 vjeçar. Rasti i Alketit është ndjekur nga shoqata Patronesse, e cila vepron pranë spitalit Salesi të Anconas e cila kërkoi operimin e Alketit në Itali. Por, përpos një stafi të specializuar duheshin edhe 20 mijë euro për operacionin, kështu që nisi fushata në media. Në numrin e llogarisë së hapur enkas për Alketin u mblodh shuma e nevojshme dhe u bë transporti i tij drejt Italisë dhe më pas ndërhyrja në zemër. Alketi ka jetuar në Shtëpinë e Foshnjave në fshatin SOS në Tiranë, por pas ndërhyrjes dhe shërimit të plotë shpresohet birësimi në Itali.
(r.d./shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet