Alkooli, a i mendojmë vallë rreziqet e tij?

Alkooli, a i mendojmë vallë rreziqet e tij?
Por çfarë behët për parandalimin e alkoolizmit tek të rinjtë ? A është e angazhuar shoqëria dhe aq me shumë shkolla në programe që të vënë në dukje shkaqet tepër të dëmshme të alkoolit jo vetëm në kuadrin social, por dhe atë shëndetësor, që të rinjtë të kuptojnë se alkooli komprometon gjithë të ardhmen e tyre shëndetësore dhe në fund të fundit vetë jetën e tyre. Në disa vende, problemi i alkoolit është kthyer në një problem kombëtar.

Ruset janë nder popujt që vuajnë me shumë nga alkoolizmi. Ne SHBA, 8 milionë amerikane janë "dependente" (te varur) nga alkooli, ndërkohë që në France 4 milionë banore kanë probleme që lidhen me përdorimin e alkoolit. Në kabinetet mjekësore të Francës apo Amërikës, 20-36% e pacienteve të tyre janë persona që kanë probleme me alkoolin. Ja pse laboratorë të shumta farmaceutike sot po punojnë për prodhimin e ilaçeve të reja për të luftuar me mirë alkoolizmin.

Ç'ndodh kur pimë me tepricë dhe bëhemi alkoolike ?

Përmes zorrëve, alkooli shkon në gjak dhe shpërndahet në të gjithë organizmin, por kryesisht në tri organe kryesore si në mëlçi, zemër dhe tru. Është mëlçia ajo që e transformon gradualisht 95% të alkoolit ndërsa 5% që mbetet transformohet nga mushkëria (përmes nxjerrjes së ajrit) apo lëkura (përmes djersës). Efektet toksike të alkoolit janë shumë të njohura: mund të preken mëlçia, truri, sistemi nervor, zemra, mushkëria por dhe shumë organe të tjera, siç është sistemi digjestiv, ai i frymëmarrjes, etj.

 Mukozat, stomaku dhe zorrët irritohen nga veprimi i fortë i alkoolit duke shkaktuar ndjesinë e djegies. Alkooli, si substance psiko-aktive që është, vepron fuqishëm në nivelin e trurit, njëlloj siç veprojnë dhe kanabisi apo drogat e tjera. Truri shqetësohet dhe fillon të funksionojë me ngadalësi, duke pësuar shqetësime të ekuilibrit apo të humbjes së kujtesës. Nëse alkooli përdorët shpesh, ai fillon të bëhet i nevojshëm për organizmin, ashtu si dhe drogat e ndryshme : pra organizmi e kërkon atë edhe pse ai është shkatërrues për te. Por efekti i alkoolit bëhet me i madh kur ai shoqërohet dhe me ilacce kundër pagjumësisë, "somnifere" të ndryshëm, apo drogat.

Shkrimi u publikua sot në suplementi Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com(print), 13 dhjetor 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga