All Eagles, nis sot festivali i
muzikës etnike e bashkëkohore
“Gjithë shqiponjat ulen këtu” është slogani i “All Eagles Fest”, i cili nis këtë të premte në 18:30 në atriumin (oborrin) e Muzeut Historik Kombëtar. Ky aktivitet kulturor tre-ditor, në datat 6, 7 dhe 8 qershor, përfshin muzikantë nga vende të ndryshme, si Italia, Greqia, Austria, Maqedonia dhe Shqipëria.
TIRANE - “Gjithë shqiponjat ulen këtu” është slogani i “All Eagles Fest”, i cili nis këtë të premte në 18:30 në atriumin (oborrin) e Muzeut Historik Kombëtar.
Ky aktivitet kulturor tre-ditor, në datat 6, 7 dhe 8 qershor, përfshin muzikantë nga vende të ndryshme, si Italia, Greqia, Austria, Maqedonia dhe Shqipëria, duke vënë theksin te nderimi i diversitetit kulturor dhe muzika cilësore. Vetë emri dhe slogani i këtij aktiviteti, i cili realizohet me mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar, kapitalizon mbi simbolin kombëtar të Shqipërisë, i cili megjithatë mbetet një figurë e fuqishme mbarëkombëtare që e lidh njeriun me mistikën e natyrës dhe trashëgimitë përkatëse kulturore.
Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Austriake Tiranë janë ndër partnerët kryesorë të këtij aktiviteti që kalon kufijtë formalë dhe bashkon etosin muzikor të vendeve të ndryshme.Si e tillë, shqiponja përfaqëson një nga simbolikat më të epërme të natyrës, dhe nuk i përket një vendi apo kontinenti të caktuar. Shqiponja nuk njeh kufij, dhe flatrat e saj të shpalosura përmbajnë materialin magjik të ëndrrave, poemave dhe rrëfimeve epike.
Për të festuar shumëllojshmërinë kulturore dhe barazinë mes kombeve, ky festival mban emrin “All Eagles”, duke u mbështetur në muzikën etnike me përpunime bashkëkohore nga popuj të ndryshëm. Ndër grupet muzikore pjesëmarrëse mund të përmenden Albanian Folkjazz Quartet (Al), Eugenio Bennato Band (It), Gent Rushi Quartet (Al), Baildsa (Gr), Ensemble Satar (Aus), Letecki Pekinezeri (Mk) e të tjerë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20