Allegri jep lajmin e hidhur para Interit, mesazh klubit për zërat 'Zidane': Kam kontratë 2-vjeçare

Allegri jep lajmin e hidhur para Interit, mesazh klubit për zërat 'Zidane': Kam kontratë 2-vjeçare

Massimiliano Allegri

Inter dhe Juventus luajnë nesër në 21:00 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Përballja e parë në Torino u mbyll me shifrat 1-1, teksa të dyja skuadrat kërkojnë finalen e madhe. Përpara ndeshjes, për mediet foli trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri. Livornezi tha se Dusan Vlahovic është mungesë në këtë takim, për shkak të dëmtimit.

 “Të gjithë po bëjnë mjaft mirë. Pas një periudhe dobësie, Miretti po kthehet në gjendje të mirë, por është normale. Ai tashmë ka luajtur shumë ndeshje. Pogba është më mirë, nesër mund të luajë një pjesë të ndeshjes. Vlahovic? Do të vendos nesër për mbrojtjen, Perin do të luajë me siguri në portë. Sot Vlahovic pati një ndrydhje të kyçit të këmbës, kështu që nuk do të jetë nesër ndaj Interit”, tha fillimisht trajneri.

Më pas Allegri u ndal te formacioni, duke mos përjashtuar një sulm total.

"Formacioni? Do të shoh nesër në mëngjes. Nëse Milik rikuperohet nga lodhja e tij, mund të luajë. Kean është me siguri jashtë, shpresojmë ta kemi përsëri gati pas rreth dhjetë ditësh. “Trident” Milik, Chiesa dhe Di Maria? Nesër do të vendos nëse mund të luajnë të tre apo vetëm dy, sepse pastaj kam nevojë edhe për zëvendësime. Di Maria? Ai është një lojtar i rëndësishëm tek i cili mbështetemi shumë”, tha Allegri.

Trajneri i Juves më pas u ndal edhe te çështja e trofeve, me Zonjës që e ka në ADN diçka të tillë. Veç saj, trajneri tha se ka një kontratë dy vjecare me klubin, duke shuar zërat "Zidane".

"Çdo vit punojmë për trofe, po bëjmë një punë të mirë, janë përfshirë shumë të rinj. Një 22-vjeçar nuk mund të quhet i ri, por kjo është pjesë e lëvizjes futbollistike italiane. Mendoj se ka kaq shumë gjëra për të rregulluar, por tani jemi më të fokusuar te finalja. Nesër duhet të jetë një ndeshje paqësore, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, sepse në fund të fundit është vetëm futboll. E ardhmja? Kam një kontratë 2-vjeçare, jam i privilegjuar të punoj në Juventusi. Të punosh këtu për shtatë vite është privilegj për pak njerëz. Pastaj në jetë ka momente vështirësish në të cilat gjërat nuk shkojnë mirë. Duhet t’i kesh të qarta idetë për menaxhimin e së ardhmes, por tani mendojmë për ta përfunduar sa më mirë sezonin”, tha Allegri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet