Ndoshta dhënia e llogarive e cila ishte parashikuar nga administratori Galliani, për fundin e kampionatit aktual, ka ardhur para kohe. Trajneri i Milanit, Max Allegri ka qenë i qartë kur prezantoi prag-ndeshjen ndaj Genoa. Kush nuk beson tek titulli, mund të qëndrojë në shtëpi, ose në tribunën e San Siros, të mërkurën.
"Ne jemi Milan, jemi vetëm 3 pikë larg Juventusit që është favorite. Por duhen ende edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit. Do të bëjmë maksimumin për të marrë një pikë më shumë se vitin e kaluar, që matematikisht është e mundur akoma".
"Kam në dispozicion 24 futbollistë dhe do të hedh në fushë, atë që beson akoma te titulli. Mbi këtë nuk ka dyshime" tha Allegri. Mesazhi i tij është i qartë dhe është përkthyer më së miri me lënien jashtë të Seedorf dhe Robinho.
Ja edhe lista e plotë e Milanit: Abbiati, Amelia, Abate, Antonini, Mesbah, Nesta, Yepes, Aquilani, Boateng, Emanuelson, Gattuso, Merkel, Muntari, Nocerino, Strasser, Van Bommel, Cassano, El Shaarawy, Ibrahimovic, Maxi Lopez.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com