Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur me nota pozitive dhe mjaft i sigurt se do të udhëheqë ekipin kuqezi edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht thashethemeve se tekniku aktual i Barcelonës Pep Guardiola, mund ta zëvendësojë atë në fund të këtij kampionati.
"Unë do të jem trajner i Milanit edhe sezonin e ardhshëm, nuk kam dyshim. Unë duhet të pranoj se jam 100% i sigurt për këtë fakt. Drejtuesit e klubit më kanë bërë të qartë se janë të kënaqur me punën time dhe kështu nuk ka nevojë të flas për gjëra të tilla, " tha Allegri.
Sulmuesi i gjigantit italian, Zlatan Ibrahimovic ndoshta do të jetë mbështetësi më i madh i Allegrit, sepse ai ditë më parë deklaroi se në “San Siro” vije Guardiola ai do kërkojë një angazhim të ri. Pikërisht Guardiola, ishte shkaku i largimit të suedezit nga "Camp Nou", për shkak të problemeve te Barcelona.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com