Trajneri i Milanit është shfaqur tepër optimist në konferencën që ka dhënë përpara ndeshjes me Sampdorian. Për numrin një të pankinës kuqezi vendi i tretë është detyrim.
“Vendi i tretë nuk është mrekulli, kemi bërë dhe të do bëjmë maksimumin pët ta arritur atë”, u shpreh përpara gazetarëve Max Allegri.
Ai vlerësoi punën që po bëjnë drejtuesit e Milanit për të rinovuar ekipin.
Trajneri i Milanit tha se ekipi që ai drejton është në rrugën e duhur sepse po mbështetet tek talentet. “Saponara është një lojtar i mirë dhe ka talent. Mund të bëhet lojtar i rëndësishëm tek Milani”, deklaroi Allegri.
Ai gjithashtu ka prekur edhe temën me të nxehtë në këtë kohë në shtëpinë e Milanit, Boateng. Lojtari duket të ketë mosmarrëveshje me drejtuesit pasi ka kërkuar rritjen e pagës. Për trajnerin, Boateng është lojtar i rëndësishëm dhe i duhet Milanit në mesin e fushës.
Tekniku italian nuk është përgjigjur kur është pyetur për Balotellin. “Nuk është lojtar i Milanit dhe nuk flas për të”, tha ai. Allegri e përfundon konferencën duke thënë se ndaj Sampdorias duhet të luajmë akoma më mirë dhe të fitojmë pikë.
(ga/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com