Almeda Abazi e treta në Dancing with the Stars në Turqi
Ka përfunduar aventura e bukuroshes shqiptare në “Dancing with the stars” në Turqi. Ish-Miss Globe Albania 2008, në përfundim të kësaj gare spektakolare ka zënë vendin e tretë, ndonëse pritshmëria e saj, por edhe e publikut ka qenë më e madhe.
Ka përfunduar aventura e bukuroshes shqiptare në “Dancing with the stars” në Turqi. Ish-Miss Globe Albania 2008, në përfundim të kësaj gare spektakolare ka zënë vendin e tretë, ndonëse pritshmëria e saj, por edhe e publikut ka qenë më e madhe. Në natën finale, bukuroshja shqiptare, e cila po bën një karrierë edhe në skenën turke të filmit, është mbështetur nga shumë bashkëkombës shqiptarë, të cilët me siguri që janë ndjerë krenarë me performancën e Almeda Abazit, e cila në fund i ka falënderuar të gjithë për vlerësimin që i dhanë.