Almeda e Tolga prindër për herë të parë, dalin fotot dhe detajet pak pas lindjes (FOTO)

Almeda e Tolga prindër për herë të parë, dalin fotot dhe detajet pak pas lindjes (FOTO)

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan janë bërë për herë të parë prindër të një djali. S’mund të ishte një ditë më e bukur se e sotmja për Tolgan dhe Almedën. Çifti i njohur janë bërë prindër për herë të parë ditën e parë të Ramazanit. Sipas mediave turke, Almeda e ka sjellë në jetë djalin që e kanë pagëzuar me emrin Efehan, në orën 05:21 minuta të kësaj të diele. Vogëlushi peshon 3 kilogramë e 285 gramë dhe është 50 cm i gjatë.

Pak pas lindjes, janë regjistruar edhe fotot e para të Almedës dhe Tolgës, të cilat kanë nisur të shpërndahen me shpejtësi në rrjet. 
Mediat turke kanë arritur "t’i vjedhin” aktorit të njohur edhe emocionet e para pasi ka marrë zyrtarisht statusin e babait: “Jam shumë i lumtur…” – ka thënë ndër të tjera Tolga duke shtuar se akoma nuk e ka marrë veten nga emocionet.

Ndonëse mes gjithë të afërmve të çiftit ka qenë edhe fotografi i tyre për të regjistruar momentet e para pas lindjes, ende ata të dy nuk e kanë ndarë me rrjetin foton zyrtare të vogëlushit.

Megjithatë, këto çaste të para pas lindjes dhe festën e mirëpritjes së Efehan-it mjaftojnë për të kuptuar se me sa padurim Almeda dhe Tolga e kanë pritur këtë ditë të veçantë të jetës së tyre.

51/7
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë