"Mirëmbrëma! Telefonoj nga kompania e investimeve ‘Forex’, kemi një propozim për ju...”, kjo është fjalia joshëse që grekët po dëgjojnë shpesh së fundmi pas një thirrjeje të gjatë dhe këmbëngulëse që vjen direkt e nga Shqipëria.
Qindra qytetarë nga e gjitha Greqia, kanë depozituar ankesat e tyre se marrin telefonata anonime nga “Londra” të mbushura me premtime për të investuar shumë parash në produkte financiare gjoja fitimprurëse, si dhe kriptomonedaht, ose ndryshe bitcoin, apo aksione.
Fenomeni “telefonata nga Londra” alla Shqipëria ka marrë përmasat e një epidemie, e cila nuk ka lënë asnjë jashtë saj.
- “Londra” është SHQIPËRIA!
"Mirëmbrëma! Telefonoj nga kompania e investimeve ‘Forex’, kemi një propozim për ju...”, ftesa melodioze, nuk vjen nga Londra dhe as nga ndonjë vend tjetër, por nga Shqipëria.
Sipas hetimeve të fundit për këtë çështje, Shqipëria është një vatër aktive e këtij qarku të mashtrimit pafund me shumë “viktima”
Mediat greke përmendin procedimin penal që ka nisur për këtë çështje në vendin tonë.
- Si funksionin mashtrimi?
Skenari i një shfaqjeje të përsëritur me qindra viktima është gjithmonë i njëjtë.
"Mirëmbrëma! Telefonoj nga kompania e investimeve "Forex". Ne kemi një propozim për ju, me të cilin do të mundeni me një investim shumë të vogël, të rrisni ndjeshëm kapitalin tuaj. Po flasim për mbi pagesat përmes BitCoins, që është e ardhmja e Ekonomisë, nëse nuk e dini. Si mendoni ju? Dëshironi të provoni? Rezultati është i garantuar dhe mijëra qytetarë tashmë janë të favorizuar!”
“Poezia” e “kurthit” joshës, të cilën e propozon një “ekspert”, ka si synim marrjen e informacioneve bazë.. ndërsa më pas vjen transferta e parave...para të cilat “viktima” nuk do të shohë më dhe kurrësesi ato nuk dyfishohen, siç edhe premtohet.