Futbollisti i Spanjës, Ksabi Alonso i cili realizoi të dy golat në fitoren kundër Francës (2:0) në çerekfinale të Kampionatit evropian në Poloni e Ukrainë, është shprehur tejet i lumtur për golat e shënuar në paraqitjen e tij me fanellën e kombëtares, por ka thënë se kualifikimi në gjysmëfinale është shumë më i rëndësishëm.
“E kontrolluam lojën që nga fillimi e deri në fund, edhe pse francezët në disa momente na kërcënuan seriozisht. Ndjej një kënaqësi të madhe për shkak të golave, sidomos për faktin që i shënova në paraqitjen time të 100-të me fanellën e kombëtares, por kualifikimi në gjysmëfinale është shumë më i rëndësishëm”, ka theksuar Alonso.
Ai më tej ka thënë se skuadra kampione në fuqi e Evropës dhe botës në gjysmëfinalen kundër Portugalisë do të jetë e detyruar të luajë shumë më mirë në rast se dëshiron të marrë biletën për finalen e madhe të 1 korrikut.
“E dimë se na pret një ndeshje e vështirë dhe që nga ky moment duhet të përqendrohemi në sfidën kundër portugezëve dhe Kristiano Ronaldos. Besoj se mund ta fitojmë atë ndeshje, por për ta arritur këtë objektiv duhet të luajmë edhe më mirë se kundër francezëve”, ka nënvizuar Alonso. Ndeshja gjysmëfinale Spanjë-Portugali zhvillohet, të mërkurën, më 27 qershor në Donjesk.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com