Mesfushori i Spanjës, Ksabi Alonso mendon se nuk ka nevojë që skuadra e tij t’i kushtojë vëmendje të veçantë yllit portugez, Kristiano Ronaldo në sfidën gjysmëfinale në Euro 2012, që zhvillohet të mërkurën.
Ronaldo pati një fillim të dobët në këtë Evropian, por ka pasur paraqitje mbresëlënëse në dy ndeshjet e fundit, duke shënuar të tre golat e kombëtares së tij në fitoret kundër Holandës dhe Çekisë. Alonso, megjithatë, beson se skuadra e Del Boskes nuk ka nevojë për t''u fiksuar pas 27-vjeçarit.
”Ne nuk kemi planifikuar asgjë të veçantë për Ronaldon. Ne gjithmonë luajmë me të njëjtën ide pa marrë parasysh rivalin”, ka theksuar Alonso në një konferencë shtypi.
”Ne mund t’i analizojnë gjërat dhe të bëjmë disa ndryshime të vogla në lojën tonë, por mënyra më e mirë për të ndaluar lojtarët kundërshtar është duke qenë të bashkuar dhe duke mos i lënë asnjë hapësirë në fushën e lojës”, ka nënvizuar Alonso. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com