Alpha Bank për të 4-tin vit rradhazi
​organizon Ditën e Dhurimit të Gjakut

Alpha Bank për të 4-tin vit rradhazi<br />​organizon Ditën e Dhurimit të Gjakut
TIRANE - Alpha Bank Albania në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, organizoi sot për të katërtin vit rradhazi, Ditën e Dhurimit të Gjakut.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Periklis Drougkas tha: ‘’ Alpha Bank ndërmerr nisma që kanë për qëllim të mbështesin çështje të ndryshme sociale. Unë jam i lumtur që stafi i Bankës është gjithmonë prezent duke dhënë kontributin e tij dhe për më tepër për një qëllim kaq human siç është dhurimi i gjakut. Është e rëndësishmë qe të gjithë të kuptojmë që është përgjegjësia jonë sociale të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ne, dhe mund ta bëjmë këtë duke dhuruar rregullisht gjak. Çdo njeri dhuron 450 ml gjak vetëm, dhe duhet që kësaj nisme ti bashkohen sa më shumë njerëz, që të mund të sigurojmë sasi të shumta njësie gjaku.‘’
 
Sipas Kryqit të Kuq Shqiptar në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi; rreth  300 pacientë me talasemi kanë nevojë të marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur këtu të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
 
Për të ndërgjegjësuar edhe më shumë komunitetin rreth rëndësisë së dhurimit të Gjakut, Alpha Bank publikoi në rrjetin social Facebook një fushatë ‘’ Unë dhuroj 5 minuta nga jeta ime! Po ti?." 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024