'Alpha Show 2' e zbret Noizy-n me këmbë në tokë!

'Alpha Show 2' e zbret Noizy-n me këmbë në tokë!

“Alpha Show 2” e ka bërë Noizy-n të ulet dhe të reflektojë për gjithë këto vite karrierë. Teksa na ndajnë edhe 4 ditë nga koncerti reperi është shfaqur më emocional se asnjëherë më parë.

Ai ka ndaluar dhe ka reflektuar, falenderuar miqtë, personat e afërt dhe familjarët, si dhe iu ka kërkuar atyre një ndjesë publike dhe të sinqertë për të gjitha sfidat dhe shqetësimet që mund t’u ketë sjellë gjatë karrierës dhe rrugëtimit të tij.

“Kur isha në Angli, sapo ishim formuar si grup u thashë miqve të mi më të afërt- Hej unë do të iki në Shqipëri dhe ju premtoj se do të bëhem artist shumë i madh, më i madhi. Gjithë çunat e mi u mëzitën shumë sepse isha unë ai që e kisha krijuar grupin dhe mendonin se si lideri, personi që investoi kaq shumë energji e kohë tek grupi… mund të ikte me mendjen se në Shqipëri do të bëjë diçka të jashtëzakonshme. Atë bëra në fakt. Erdha në Shqipëri dhe investova gjithë kohën time në muzikë. Lashë vetën time në një anë, nuk u kujdesa për shëndetin e veten duke u marrë vetëm me muzikën. Dhe ja ku jemi sot, e për këtë sinqerisht dua të falenderoj gjithë miqtë e mi që patën besim tek unë, më mbështeten e s’më lanë asnjëherë ta bëjë rrugën vetëm”.

Me pas ai u kërkon edhe falje miqve:

“Sepse ndonjëherë unë nxitohem e jam pak nevrik, e ndaj dhe ata ma falin shumicën e kohës. Por asnjëherë nuk i kam qëllimet e këqia as ndaj atyre e as ndaj çfardo lloj personi kështuqë miq, dashamirës ju falenderoj nga zemra që më keni mbështetur të vij deri këtu. Nuk janë fjalë që thjesht po i përsiëris por askush nuk mund të arrijë asgjë pa miq e pa njerëz që ta duan të mirën”.

Fjalet më prekëse Noizy ia dedikon familjes së tij.

“Familjen time dua ta falenderoj por edhe t’i kërkoj falje. Do t’i falenderoj që më kanë mbështetur, më kanë dhënë forcë e nuk janë dorëzuar asnjëherë me mua. Do t’ju kërkoj falje për telashet që ju kam sjellë pa dashje. Fakti që familja ime është bërë një familje që e njeh gjithë Shqipëria, ç’ka nuk ka qenë qëllimi i tyre, as i mamit, as i babit e as i motrës, duhet t’i ketë shqetësuar. Do t’i kërkoja falje edhe sepse privacia e familjes sime, padashje, në një farë mënyre është shitur, për vetë faktin se djali i tyre është Noizy, është ky që është sot dhe ndoshta ju kam sjellë dhe telashe nga kjo gjë. Ju kërkojë falje e ndjesë që ju bëra shumë të famshëm dhe ju falenderoj që s’jeni dorëzuar!”

Në fund Noizy thotë se vërtet zemra e Rigelsit, djalit së familjes Rajku i përket asaj, familjes së vogël, por gjithsesi funsat e grupit OTR s’duhet të mërziten sepse koncertin e 4 Gushtit ua dedikon atyre.

“Ju pres aty, unë dhe gjithë grupi im!”, e mbyll Noizy rrëfimin e tij.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi shpalos dy pikat në Konventë: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit

Kryemadhi shpalos dy pikat në Konventë: Buxhetimi i grave dhe vajzave kandidate dhe konflikti i interesit