GJENEVË - Dy alpinistë shqiptarë janë ngjitur në majën më të lartë të Alpeve Apenine, që i përkasin pjesës zvicerane.
Ibrahim Hackaj, 64 vjeç dhe Florian Hackaj, 30 vjeç, babë e bir më 1 shtator 2013, në orën 10:30 mbërritën në majën e malit Dom, më i larti në Zvicër, pas një ngjitjeje në dëborë, akull dhe kacavarrje shkëmbore, duke nisur nga lartësia 1400 metra, bën të ditur "Zëri".
Ibrahim Cakaj është sekretar i shoqatës “Dajti Alpino Turistik Tiranë”. Qëllimi i dy alpinistëve ishte të ngrinin flamurin shqiptar në majën më të lartë të shtetit zviceran, gjë të cilën edhe e bënë.
Përveç Everestit, tani flamuri kuq e zi valvitet edhe në majën më të lartë të Zvicrës përkrah flamurit zviceran.

(Në foto: Ibrahim Hackaj, 64 vjeç dhe i biri, Florian Hackaj, 30 vjeç, në çastet e mbërritjes në majë të malit Dom).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com