Alpinistët Shqiptarë drejt Everestit

Alpinistët Shqiptarë drejt Everestit
Flamuri shqiptarë shumë shpejt do të valvitet në pikën më të lartë të globit, në lartësinë e 8848 metrave, në majën e Everstit. Kjo sfidë e bukur dhe njëkohësisht e vështirë e aplinistëve shqiptarë për të ngjitur catinë e botës sic njihet ndryshe maja e Everstit dhe për të vendosur me krenari flamurin shqiptarë përkon me vitin e 100 vjetorit të pavarsisë së vendit tonë.
Alpinistët e përzgjedhur nga Shoqata Dajti-Alpino-Turistik e kanë ngjitur flamurin kuq e zi deri në lartesine 6200 m, ngjitja vazhdon....
Kjo eksperiencë e bukur ka nisur në fillim të muajit Prill falë mbështetjes së disa sponsorave. Synimi është vendosja e flamurit shqiptarë në zonën e flamujve, përkrahë të tjerëve nga e gjithë bota.
Emicionet jane të forta kur cdo kush nga ne ndjek me vemendje ecurinë e sfidës së tyre kjo falë teknologjisë më të fundit. Alpinistët janë pasijur të gjithë me aparate smartphone duke bërë të mundur dërgimin e fotove dhe informacioneve të nevojshme mbi ecurinë e ekspeditës në kohë reale e duke na berë ne të ndjehemi të gjithë nga pak pjesë e saj, e të përjetojmë ditë pas dite, emocionet e ngjitjes së Flamurit Shqiptar në pikën më të lartë të globit.

Projekti për ditët në vazhdim për Ekipin tonë Everest 2012
Dt 17-20 prill: Marshim për në Kampin Bazë të Përparuar (ABC) 6400m
Dt 21 prill-26 maj periudha e ngjitjeve, për të sulmuar majën e botës....
Dt 27 maj: marshim për në ABC
Dt 28 maj marshim për në BC
Dt 29 maj: pastrime në BC
Dt 30 maj: udhëtim nga BC për në Nyalam
Dt 31 maj: udhëtim për në Kathmandu
Dt 1 dhe 2 Qershor: qëndrim në Kathmandu
Dt 3 qershor: vajtje në aeroport për udhëtimin e kthimit
Mbërritja e alpinistëve në Rinas më dt 6 qershor ora 19:05.

(OB/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me armë në lokalinë e shqiptarëve në Bruksel! Në shënjeshtër kafeneja jo klientët, autorët udhëtuan me skuter

Sulmi me armë në lokalinë e shqiptarëve në Bruksel! Në shënjeshtër kafeneja jo klientët, autorët udhëtuan me skuter