TIRANË, 17 Shtator / ATSH /-Alpinisti i njohur me pseudonimin e Oleg Cricket, duke sfiduar vdekjen, ka realizuar misionin e tij të radhës, duke u ngjitur në ndërtesat më të larta në botë dhe duke bërë foto selfi.
I pakënaqur vetëm me selfiet normale, ai bën edhe "fotografin akrobat" , duke i lënë njerëzit të shqetësuar për rrezikun e madh qe mund ti kanoset.
Caters News vëren se Cricket u ngjit në 50 ndërtesa, përfshirë ato në Gjermani, Francë, Dubai dhe Hong Kong.
"Huffington Post" shpërndan pamjet e jep dhe një këshillë: "Mbajini këmbët të vendosura mirë në tokë, ndërkohë që shikoni fotot".
/f.n/










