Al-Rayyan s’heq dorë nga Berat Gjimshiti, e ardhmja e kapitenit vendoset nesër

Al-Rayyan s’heq dorë nga Berat Gjimshiti, e ardhmja e kapitenit vendoset nesër

Berat Gjimshiti

Futbolli elitar dhe trofe që vlejnë, apo një pagë në Arabinë Saudite që të siguron të ardhmen? Kjo dilemë ende “torturon” Berat Gjimshitin, i cili nuk ka gjithçka në dorën e tij pasi në këtë vendim të rëndësishëm të karrirës ka shumë ndikim edhe Atalanta.

Siç dihet klubi bergamask, përveç se kërkon suksesin në fushë është mjaft i ndjeshëm ndaj çështjes së financave dhe mundësia për të artkëtuar një shifër dyshifrore për kartonin e shqiptarit nuk do të shfaqet më. Mosha dhe vitet e mbetura në kontratë bëjnë që Gjimshtiti të shikohet në Bergamo si “i sakrifikueshëm”.

Sipas medieve italiane, të dielën do të kuptohet shumë mbi këtë situatë. Nesër Atalanta luan një miqësore në ‘Tardini’ kundër Parmës. Për këtë takim Gjimshiti është grumbulluar, por nëse nuk do të jetë në fushë atëherë do të thotë se klubi ka tendencën për ta shitur.

Atalanta e mbajti në stol edhe në miqësoren e parë të zhvilluar në Alkmar dhe nëse e njëjta situatë përsëritet edhe nesër në “Tardini” atëherë shumë shpejt pritet hapja e bisedimeve për ta shitur.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?