Alternativa të reja për të prekurit nga talasemia, trajtimi i plotë falas

Alternativa të reja për të prekurit nga talasemia, trajtimi i plotë falas

Foto ilustruese

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndëtësor ka sqaruar qytetarët dhe posaçërisht pacientët që marrin falas me barnat që trajtojnë sëmundjen e Talasemisë se trajtimi i tyre do të jetë i njëjtë, madje i përshtatur sipas peshës trupore të pacientëve.

Në listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2018 janë shtuar 2 alternativa të reja që trajtojnë këtë sëmundje. Bëhet fjalë për dy formedoza të reja, më konkretisht formedoza deferasirox 125 mg dhe 500 mg, të cilat janë më të përshtatshme për pesha të ndryshme trupore (duke ditur se trajtohen me këtë bar kryesisht fëmijë) Barna Deferasirox 250 mg (Enferox) është alternativa xhenerike e njëjtë me ilaçin tjeter Deferasirox 250 mg (Exjade). Pacientët do të trajtohen njëlloj sepse ilaçi ka të njëjtin princip aktiv dhe është i licencuar dhe i aprovuar, sipas legjislacionit në fuqi.

Pacientët që vuajnë nga talasemia përfitojnë kurën e plotë pa pagesë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale