Altin Prenga, kuzhinieri që theu
tabutë me specialitetet e Zadrimës

Altin Prenga, kuzhinieri që theu<br />tabutë me specialitetet e Zadrimës
TIRANE- ...Largohemi nga smogu dhe zhurma e kryeqytetit për tu drejtuar në zonën veriperindimore të Shqipërisë, në Fishtë të Lezhës, aty ku u lind dhe u rrit poeti Gjergj Fishta. Teksa rrugëtojmë drejt qytetit të Lezhës, shijojmë një tjetër panoramë rrëzë malit të krahinës së Zadrimës, vetëm 10 km larg rrugës nacionale Lezhë-Shkodër. Qëllimi i vizitës sonë në këtë zonë nuk ishte vetëm për aryse pune, por të përcjellim mesazhin drejt sipërmarrësve për të investuar sa më shumë në zonat rurale, aty ku natyra të ofron gjithçka.

“Mrizi i Zanave”, kompleksi agroturistik që na mahnit që në portën hyrëse na tregon punën e madhe e plot dashuri që është bërë në këtë zonë, një sipërmarrje kjo e familjes Prenga. Është pikërisht Altin Prenga, një nga djemt e këtyre trojeve, tashmë një kuzhinier me emër edhe jashtë kufijve shqiptarë që na sjell nga afër të gjithë punën dhe investimet e bëra në 4 vjet, duke e bërë interaktive prodhimet vendase dhe duke nxitur punësimin e të rinjëve dhe të ardhurat e gjithë banorëve.

Në këtë rrëfim për gazetën, tashmë shef i kuzhinës shqiptare, i cili ka një eksperincë të hershme në gatimet dhe specialitetet tradicionale shqiptare të zonës së veriut, na tregon fillimet e kësaj iniciative, sfidat që ka hasur ai dhe familja në ngritjen e kompleksit agroturistik të rrallë në vendin tonë, si dhe qëllimin kryesor për të promovuar vlerat agroturistike të zonës. Kujtojmë se, shefi Altin Prenga pas 10 vitesh emigrimi në Itali është rikthyer në vendlindjen e tij, Lezhë për të hapur një restorant të quajtur “Mrizi i Zanave”, emër ky i huazuar nga vargjet lirike të Fishtës.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar, nuk doli prej nesh